Thursday, January 2, 2025
Lajme

Gjakova bëhet me aparaturë për diagnostifikim të COVID-19

Pas testeve serologjike, në institucionet shëndetësore publike të Gjakovës do të bëhen edhe testet e PCR. Dr. Luan Gola, zëvendës ministër i Shëndetësisë të Kosovës në rrjetin e tij në facebook ka bërë me dije se në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës nga nesër do të fillojë montimi i aparaturës së PCR-së për diagnostikimin e coronavirusit.

Ai ka njoftuar gjithashtu se gjatë javës në spitalin e Gjakovës do të vendoset edhe Depozita e Oksigjenit.

“Nga nesër fillon montimi i aparaturës së PCR për detektimin dhe diagnostifikimin e infeksionit me SARS- Covid-19 në Komunën e Gjakovës. Deri më tani këto analiza janë realizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë. Aparatura është vendosur në ndërtesën e Institutit të Shëndetit Publik në Gjakovë. Gjatë kësaj jave në Spitalin e Gjakovës do të vendoset Depozita e Oksigjenit e cila do të evitojë pengesat në furnizim të pacientëve me oksigjen përshirë edhe ata me COVID”, shkruan Gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *