Thursday, March 28, 2024
Të përgjithshme

Gjakova dhe Kukësi  kanë lidhje shekullore dhe vëllazërore

Komuna e Gjakoves dhe Kukësi janë marrë vesh për një  bashkëpunim  për një projekt kapital  ndërkufitar. Ky projekt implementohet në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Shqipëri dhe Kosovë me partneritet në mes të Komunës së Gjakovës, Bashkisë së Kukësit, OJQ-së “SHE ERA” dhe OJQ-së “ACER”.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, të marten në Gjakovë, kanë biseduar në  veçanti,  rreth realizimit të këtij projekti për ujë të pastër, i cili përfshin rregullimin e infrastrukturës së lumit Llukac në Gjakovë dhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Kukës. Projekti për Ujë të Pastër në Gjakovë dhe Kukës pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e politikave dhe praktikave të qëndrueshme të menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave sipas standardeve më të larta globale. Duke adaptuar një qasje gjithëpërfshirëse, projekti do të përmirësojë dhe promovojë dialogun shumë-palësh në komunitete për të përkrahur ruajtjen dhe pastrimin e burimeve të ujit në rajonin ndër-kufitar.

Kryetari Gjini ka falënderuar Kryetarin Gjici me bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Gjakova dhe Kukësi kanë lidhje shekullore dhe vëllazërore. U takuam që të bëjmë një rikapitulim të projektit tonë të përbashkët. Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe më tutje edhe në fusha të tjera” u shpreh ndër të tjera  Gjini.

Granti i bashkëpunimit ndër-kufitar Kosovë-Shqipëri ka të bëjë me projektin për Ujë të Pastër në Gjakovë dhe Kukës dhe është intervenim tre vjeçar me vlerë totale prej 1.4 Mil. EUR që do të zbatohet nga SHE-ERA në partneritet me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike – ACER, Komunën e Gjakovës dhe Bashkinë e Kukësit..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *