Komuna e Gjakovës dhe ajo e Çairit të Shkupit, ku banojnë rreth 65 mijë banorë, kryesisht shqiptarë me komunitetin gjakovarë, janë në rrugë të binjakëzimit falë iniciativave dhe bashkëpunimit që kanë nisur Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe shoqata “Sofra Gjakovare” në Shkup. Përfaqësues të kësaj shoqate të prirë nga kryetari Masar Rizvanolli dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Sevdije Lama të premten ishin mysafir të komunës së Çairit dhe të Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë .
Fillimisht u priten tek kryetari i komunës së Çairit, zotëri Izet Mexhiti i cili potencoi rëndësinë që kanë lidhjet e ngushtat mes komunave dhe mirëpriti iniciativën për binjakëzim.
“Shpresojë se binjakëzimi do të shtrihet jo vetëm në aspektin administrative por edhe në planin e gjërë ekonomik, të arsimit, kulturës dhe sportit,”,theksoi Megjiti.
“Komuna e Gjakovës me ndryshimet me qeverisjen e saj të re objektivisht pritet që të ketë ndryshime apo kthesa në dobi të qytetarëve të saj, pasi deri më tani ka qenë një komunë e cila përkundër potencialeve që ka ka ngelur një komunë jo siç ka qenë dashur apo dhe pritur të jetë e zhvilluar. Por, tani ka një mundësi më ndryshe dhe kemi besim të plotë në kryetaren e re, Mimoza Kusari Lila, me të cilën ka kohë që kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe që njiherit do të intensifikohet edhe më shumë me marrjen e postit të ri,” tha Saraqini duke kërkuar që këto aktivitete mes Shkupit dhe Gjakovës të bëhen çdo muaj, ndërsa premtoj edhe nja tri bursa për studentë.
Ministri Saraqini ka mirëpritur edhe idenë e dy shoqatave, “Jakova” dhe “Sofra Gjakovare” me seli në Shkup, që Komuna e Çairit, si komuna më e madhe shqiptare në Maqedoni të binjakëzohet me Komunën e Gjakovës ku do të mund të kishte bashkëpunim dhe shkëmbime të ndryshme institucionale, porse edhe ndërmjet këtyre dy shoqatave, si në lëmin ekonomik, kulturor, arsimor, sportiv, humanitar dhe në lëmenj të tjerë me interes për qytetarët. Ai ka shprehë intersim për gjendjen e Teatrit Profesionist të Gjakovës që ka kohë që nuk po “dëgjohet” , me projektet e suksesshme që jemi mësuar ti shofim më parë.
Në emër të delegacionit gjakovarë ka falënderuar prof. dr. Masar Rizvanolli I cili nikoqirët I njoftojë me projektet e shoqatës “Jakova” dhe bashkëpunimin që ka nisë me “Sofrën gjakovare” të Shkupit.
Me nikoqirët u diskutuan format e bashkëpunimit të ndërsjellë që do të nxjerrin vlerat dhe traditat gjakovare në kulturë, art dhe sport.
Në muajin shkurt pritet që delegacionet e dy komunave, asaj të Çairit, të banuar kryesisht nga shqiptarët dhe të komunës së Gjakovës te nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit.
Deputetja e parlamentit të Kosovës, Sevdije Lama ka përcjellur gatishmërinë për bashkëpunim si dhe mbështetjen që kryetarja, Mimoza Kusari Lila do të ketë për këto dy shoqata, por në përgjithësi edhe për organizatat tjera joqeveritare.
“Me kryetaren e re, Gjakova ka hap dyert e bashkëpunimit me të gjitha komunat për të mirën e zhvillimit të përbashkët në të gjitha fushat” theksoi Lama.
Këto takime të përfaqësuesve institucional të Komunës së Gjakovës dhe të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” janë organizuar nga Shoqata “Sofra Gjakovare”, ku pos binjakëzimit të dy komunave gjithashtu do të bëhet edhe binjakëzimi i këtyre dy shoqatave, me ç’rast idetë për bashkëpunim të ngushtë dhe me projekte të përbashkëta janë shprehur nga dy kryetarët, prof. Masar Rizvanolli nga Shoqata “Jakova” dhe Baki Maliqi nga “Sofra Gjakovare” por dhe nga anëtarë tjerë të këtyre dy shoqatave.
Për synimet e Sofrës Gjakovare të Shkupit, Baki Maliqi tha se po tentohet të kthehet ngadalë identiteti gjakovarë që mbështillet me traditën për arsimin, kulturën, artin, sportin dhe gjitha fushat tjera të jetës dhe punës.
“Gjakovarët që jetojnë me dekada në Shkup por edhe në trojet tjera janë dëshmuar si punëtorë dhe të vyeshëm prandaj përmes aktiviteteve tona dëshirojmë që familjet gjakovare të promovojnë vlerat e qëndrueshme në shkencë, muzikë, art, kulturë dhe të inkuadrohen në proceset zhvillimore të gjithëmbarshme jo vetëm në Maqedoni”, tha Maliqi duke kujtuar se rrugëtimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve kulturore do vazhdojë me Prishtinën, Shkodrën, Dibrën dhe Tiranën..
Të themi se delegacioni nga Gjakova me rastin e 546 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeu vendosi kurora me lule pranë përmendores së Skënderbeut në Çarshinë e Shkupit. Vizita në kryeqytetin e Maqedonisë është mbështetur edhe nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Nikoqirëve dhe familjeve gjakovare të Shkupit iu dorëzuan edhe ekzemplarët e rinj të revistës Gjakovapress .(gjakovapress.info)