Gjakova e kishte nderuar Gëzim Krujen me mirënjohje për vepër jetësore
Gjakovarët kanë pasur një simpati të veçantë për krijimtarinë artistike të humoristit Gëzim Kruja, i cili sot, në moshën 80 vjecare vdic në Shkoder.
Në Festivalin mbarëkombëtar “Komedia Fest” që u mbajt në Gjakovë më 2012, Gëzim Kruja u nderua me mirënjohje për vepër jetësore nga organizatorët e festivalit “Komedia Fest”. Aktori i skenës shqiptare, Gëzim Kruja, i pranishëm në këtë festival, ka thënë se mirënjohjen do ta ruajë sa të jetë jeta.
“Ju falënderoj për mirënjohjen, do ta ruaj tërë jetën se Gjakova e Shkodra jemi një”, – kishte thënë Kruja, i cili për disa minuta ka mbajtur në gaz me qindra shikues në sallën universale të Pallatit të Kulturës në Gjakovë.