Tuesday, November 5, 2024
Gjakova PresssLajme

Gjakova e nisë ditën e re me Ylber

Mëngjesi I 2 Shkurtit ka zbardhur me vranësira dhe reshje shiu, por kanë mjaftuar ca rreze dielli për të nxjerrë ngjyrat e bukura të ylberit që përthekuan për disa çaste qendrën e Gjakovës. Kjo foto e shkrepur në orën 8.00 të mëngjesit ishte një imazh I ri për Gjakovën,  që gjithë kalimtarët por edhe ata nga dritaret e kanë vënë re. Ylberi duket se ka dalë nga Kodra e Çabratit. E habitshme për faktin se jemi në gjysmë të dimrit. Sido që të jetë Ylberi i sotëm i mëngjesit na uron një ditë të mbarë, me sa më shumë punë, me sa më pak raste të gripit…

Ndryshe Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike i cili paraqitet në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Ato marrin formën e një gjysmërrethi në të cilin duket spektri i 7 ngjyrave i cili nga ana e jashtme fillon me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë. Ngjyrat e ylberit janë: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *