Gjakova e paster mbledh shumë vullnetarë
Në aksionin e Komunës “Gjakova e pastër”, po marrin pjesë në mënyrë masive jo vetëm aksionistë qytetarë të vullneti të mirë, por edhe nxënës të shkollave fillore të mesme e përfaqësues të institucione të ndryshme të komunës. Në vazhdën e këtij aksioni sot për pastrimin e ambienteve të ndryshme të qytetit, janë organizuar me qindra nxënës të shkollave fillore të qytetit, ata të shkollave të mesme, aktivist dhe besimtar të Bashkësisë Islame, pjesëtar të Brigadës së Zjarrfikësve, banorë nga të gjitha bashkësitë lokale të qytetit. Fillimisht në paraditen e sotëm nxënës e arsimtar të Gjimnazit “Hajdar Dushi”, kanë pastruar parkun në qendër të qytetit.
Ndërkohë bashkërisht me vullnetar të Bashkësisë Islame dhe të Brigadës së Zjarrfikësve rinia e shkollave të mesme ka marrë pjesë edhe në pastrimin e “Parkut të Lirisë”. Ndërsa në pjesën e pasme të banesave në qendër të qytetit dhe përgjatë rrugës kryesore “Nëna Terezë”, aksionit ju bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm, i nxënësve dhe arsimtarëve të SHMT “ Gjon Nikoll Kazazi” . Një aksion masiv për pastrimin e ambientit nga mbeturinat është ndërmarrë edhe në rrugët e Çarshisë së vjetër, në rrugën “Tirana” dhe në pjesën e Bllokut të Ri.