Monday, December 30, 2024
Lajme

Gjakova fiton  189.000 euro nga Giz Gjerman

Organizata gjermane GIZ shpërbleu Komunën e Gjakovës me çmimin për rritjen e përgjithshme të performances në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave. Bashkë me këtë çmim vjen edhe shpërblimi prej 189 mijë eurosh. Ky vlerësim vjen pas përpjekjeve të  Komunës së Gjakovës për të mbajtur qytetin të pastër dhe politikat që po ndiqen, duke përfshirë edhe gjobat, për ata që hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme. Gjithashtu, u njoftua se Komuna këto mjete që erdhën bashkë me çmimin do t ia ndajë  kompanisë “Çabrati” për blerjen e pajisjeve të reja të cilat do të krijojnë kushte më të mira për punëtorët. Ndryshe, kompania “Çabrati” kujdeset për grumbullimin e mbeturinave dhe së fundmi është zgjedhur për t’u kujdesur për hapësirat e gjelbra dhe për mirëmbajtjen verore të rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *