Gjakova gjithmonë bëhet më e bukur në Pranverë
Sot ka ardhë stina më e bukur e vitit e cila gjithmonë ka inspiruar krijuesit për vepra të ndryshme. Poezi e këngët më të bukura i dedikohen ksaj stine. Ndoshta jemi mësuar që pranvera fillon më 21 mars, por pranvera e këtij viti ka filluar një ditë më herët, pra me 20 mars. Astronomikisht, pranvera fillon në ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata janë të barabarta, domethënë kur pjesa e ditës zgjat 12 orë, njësoj si nata . Në fakt, ndoshta nuk do ta shohim më pranverën që fillon më 21 mars në jetën tonë, sepse hera tjetër që fillon pranvera më 21 mars nuk do të jetë deri në vitin 2101.
Pranvera është koha kur ne dhe gjithçka rreth nesh zgjohemi nga gjumi i dimrit. Ditët po bëhen gjithnjë e më të gjata dhe ne kemi më shumë kohë për atë që duam. Duket se toka dhe natyra përreth nesh fillojnë të marrin frymë me mushkëri plot, duke sjellë humor pozitiv dhe optimizëm për këdo që e dëshiron. Dhe pavarësisht se pranvera vjen përsëri çdo vit, ne kurrë nuk mund të ngopemi me bukurinë dhe optimizmin e saj. Është një periudhë kur shumë bien në dashuri, flasin pa menduar, i kthejnë planet në veprime, bëjnë dhe thonë atë që normalisht nuk do ta bënin. Pranvera është koha e vitit kur ne jemi vërtet vetvetja, pa frenime dhe kufizime, kur heqim palltot tona të rënda të dimrit dhe hedhim jashtë mendimet tona të rënda dimërore. Pranvera na frymëzon të ndryshojmë, të rilindim ide, perspektiva, të rinovojmë miqësitë dhe të krijojmë të reja. Pranvera sugjeron që ne, si toka, mund të ndryshojmë, të hapemi ndaj ideve të reja, t’i lëmë të vjetrat në harresë.
Në nismë të kësaj stine, ne i urojmë mirëseardhje pranveres edhe për një fakt tjetër të rëndësihëm. Gjakova gjithmonë bëhet më e bukur në Pranverë…!!!