Sot Gjakova ka frymuar me botën e fëmijëve. Periudha më e ëmbël e jetës së çdokujt është fëmijëria. Gjitha kopshtet, shkollat, rrugët, sheshet kanë ngazëllyer nga fytyrat e qeshura të vogëlushëve të cilët parakalonin me mësimdhënësit gjithandej qytetit të Gjakovës. Sikurse në mbarë botën u shënua dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo është një datë që shënon mbajtjen e Konferences Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre. Kështu pra ishte edhe në Gjakovë. Buzëqeshja e vogëlushëve, sikurse rrezet e diellit i dhanë dritë më shumë qytetit tonë. Gjëja më e çmuar në këtë botë është një buzëqeshje në fytyrën e një fëmije.
“Fëmijët janë e ardhmja, ndaj ti përkrahim ata drejt. Gjithashtu, ata do të sjellin ndryshim në botë dhe do ta bëjnë Gjakovën e Kosovën një vend të bukur. Gëzuar ditën e fëmijëve!”