Valon Feka, menaxher I këtij projekti theksoi se gjatë tri viteve të fundit, IKK ilustron një trend pozitiv në mjedisin e biznesit, pavarësisht stagnimit ekonomik dhe vështirësive në klimën e biznesit Evropian dhe global. Në mënyrë të veçantë, rezultati i mesatareve komunale është rritur nga 39 në vitin 2011 në pothuajse 46 në vitin e kaluar. Komuna e Gjakoves, bazuar në anketimin e bërë me bizneset gjakovare nga Ubo Konsulting del të radhitet e treta komunë në vend kur është fjala e krijimit të kushteve për të bërë biznes. Pergjithsisht në nivel vendi sipas ketij indeksi ky rezultat konfirmon përmirësimin e Kosovës në renditjen e Bankës Botërore ku Indeksi i Bërjes së Biznesit nga 126 në vitin 2012 arrinë në poziten e 98 në vitin 2013.
Feka më tutje duke shpalosur raportin e hulumtimit të nivelit të klimes së të bërit biznes , theskoi se Sektori i biznesit të Kosovës duhet ta hedh një hap para nga bizneset mikro dhe ato të vogla në biznese të mesme. Për këtë qëllim konsiderohet se për të arritur nivelin e rritjes, vendi ka nevojë për të trajtuar varfërinë dhe papunësinë e madhe gjatë viteve të ardhshme . Me këtë imperativ për rritjen e sektorit privat në Kosovë, Indeksi i Konkurrencës Komunale ka mundësinë për të luajtur një rol të vlefshëm. Për tri vitet e fundit IKK ka identifikuar qeverisjen ekonomike dhe trendet e mjedisit të biznesit, renditjen e performancës së komunave, dhe, nga ana tjetër, ka nxitur një dialog historik në lidhje me klimën e biznesit ndërmjet qytetarëve dhe qeverive në nivelin lokal.