Gjakova mbetet në Zonën e verdhë
Komuna e Gjakovës mbetet në Zonën e verdhë sic ishte më parë. Në 24 orët e fundit në komunën e Gjakovës janë regjistruar 14 raste të reja me Covid 19. Prej tyre 10 janë nga qyteti , 2 nga fshati Shishman dhe nga një rast në fshatrat Rogovë e Qerim.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne 2 mijë e 662 raste . Gjatë 24 orëve të shkuara ka pasur 37 të shëruar. Gjithsejtë të shëruar nga virusi korona në komunën e Gjakovës janë 1 mijë e 774. Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 95. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës është 197.
Në Spitalin e Gjakovës 42 pacient po trajtohen për COVID-19, prej tyre 22 të konfirmuar pozitiv, 13 të konfirmuar negativ dhe 7 të pakonfirmuar, është bërë e ditur në raportin e sotem të këtij institucioni shëndetësorë që po bartë barrën kryesore tëshërimit të pacientëve me Covid 19. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 26 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërkaq 4 me CPAP maske .