Gjakova me gjithsejtë 134 të infektuar me Covid 19
Me 9 rastet e sotme, numri i të infektuarve në komunën e Gjakovës, nga fillimi i pandemisë Covid 19, e deri me sot, ka arritur në 134. Nga ky numër 67 janë shëruar kurse janë 5 raste të vdekjeve. Aktive janë 53 raste.
Sipas raportit të fundit të ekipes kujdestare të spitalit “Isa Grezda” të Gjakovës, në 4 repartet e këtij institucioni shëndetësor, janë 64 pacientë të hospitalizuar, 18 pacientë me COVID-19, 46 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste dhe 20 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Drejtues të Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë apelojnë për respektim të masave mbrojtëse kundër Covid 19.