Gjakova me rezerva dhe ujë cilësorë të pijes
22 marsi është dita botërore e ujit. Komuna e Gjakovës hynë mes zonave që ka ujë të mjaftueshëm të pijes. Liqeni i Radonqit paraqet një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, prej nga furnizohen cdo ditë, 24 orë pandërprerë rreth 250 mijë banorë të komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe të disa fshatarve të Prizrenit.
Shumë besime fetare në botë e konsiderojnë ujin të shenjtë, të lidhur me rilindjen, pastërtinë dhe kthjelltësinë. Dhe me të drejtë. E gjithë jeta siç e dimë bazohet tek uji. Ai mbulon tre të katërtën e planetit tonë, por nga kjo sasi, vetëm një e katërta e një përqindëshit është pa kripë, dhe e mundur për t’u përdorur në çdo kohë. Shumë njerëz e kanë atë me bollëk, por nuk është kështu për miliona të tjerë. 40 përqind e popullatës së botës nuk ka impiante për pastrimin e ujit.
Në ditët e sotme probleme serioze paraqet përdorimi pa kriter i ujit, si dhe rritja e ndotjes së burimeve të ujit, gjë që mund të çojë mbarë njerëzimin në një jetesë të vështirë. Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, ne jemi në të njëjtën kohë, edhe përgjegjës për
mbrojtjen e tij. Objektivat kryesore për këtë resurs të çmuar mbesin : mbrojtja, përmirësimi i cilësisë së ujërave, monitorimi dhe përdorimi racional i tij. Dita botërore e ujit është edhe një rast për të sensibilizuar opinionin për një përkujdesje ndaj burimeve të ujit të pijes dhe shfrytëzim racional.
Të kujtojmë me këtë rast edhe moton e kompnaisë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi” se “Uji është thesar që duhet ruajtur” dhe “kurseni ujin që ta kemi”.