Gjakovapress

Gjakova në acar

acariNë rrethana  të motit të ftohtë kur termometri në qytetin tonë ka zbrit edhe deri në minus 14 gradë celciuz vijnë vështirësi të reja posaçërisht për familjet e varfra dhe ato që nuk kanë ngrohje të mjaftueshme e në anën tjetër    shtohen përpjekjet e institucioneve publike për të krijuar ambiente të ngrohta pune dhe mësimi nëpër shkollat tona. Sipas raporteve të para të mëngjesit nuk ka pasur ndonjë vështirësi të theksuar me ngrohjen e shkollave. Të kontaktuar me disa nga drejtuesit e disa  shkollave fillore dhe të mesme të Gjakovës janë marrë informacione  për ngrohje cilësore dhe zhvillim normal të procesit mësimor. Shkollat e mesme janë të kyçura me rrjetin termofikues të qytetit apo edhe  kanë sistemet e veta të ngrohjes. Ngjashëm është edhe me disa nga shkollat fillore. Në Mustafa Bakija dhe Yll Morina shkollat sot kanë pasur ngrohje cilësore sikurse edhe në shkollën e mesme të Mjekësisë. Kur jemi tek shkollarët , në mot të këtillë më së shumti sfidohen nxënësit udhëtarë të zonave të thella malore,  të cilët në këto rrethana të motit me acar janë të detyruar të bëjnë rrugë më të gjatë nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Ngrohtorja e qytetit sot po punon  me kapacitete të plota. Drejtori i saj Admir Shala tha se të gjitha institucionet arsimore dhe Spitali i qytetit bashkë me amvisëritë që janë të kyçur në rrjetin termofikues kanë ngrohje cilësore. Ai ka kujtuar orarin e ngrohjes të ndarë në disa periudha. Prej orës 5 të mëngjesit deri në mesditë në orën 12.00, pastaj nga ora 13.00 deri në 16.00 dhe në mbrëmje prej orës 17.00 deri në mesnatë. Shala ka thënë se për momentin ka sasi të mjaftueshme të lëndës djegëse dhe ka premtuar ditë më të mira për Ngrohtoren e Qytetit.

Ndryshe sipas raporteve  të fundit, në Kosovë ka arritur acari siberik ku temperaturat minimale kanë zbritur në -17, e në vise malore edhe nën -20 gradë celzius, e ato maksimale janë luhatur nga -7 deri -4 grad. Në ndërkohë kanë filluar të formohen shtresa të mjegullës të cilat në mëngjes vende vende dukshëm janë dendësuar.


Megjithatë në nivel vendi ky vit nuk po del të jetë më i ftohti në 16 vitet e fundit. Nga viti 2000 deri sot kur temperatura më e ulët është shënuar në mëngjes -19 gradë celsius më i ftohti ishte 2006-ta, kur temperatura më e ultë ka qenë -25 gradë celsiusë. Këto të dhëna i ka bërë të ditura Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vite të ftohta në Kosovë janë shënuar edhe në vitin 2005, kur temperatura minimale kanë qenë -23 gradë celsius.

Referuar kushteve atmosferike, gjendjes se rrugëve të cilat vende-vende mund të kenë edhe shtresa akulli nga pjesëmarrësit në trafik kërkohet një vigjilencë dhe vozitje me e kujdesshme duke ju përshtatur gjendjes se rrugëve dhe shenjave te komunikacionit rrugor. Posaçërisht kërkohet vigjilencë më e shtuar në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica, kurse në vise të ulëta priten mundësi për formim edhe të mjegullës.

Exit mobile version