Gjakova në festë të basketbollit
Gjakovë – Pas një mungese disa vjeqare në eliten e basketbollit kosovar, klubi basketbollistik Vëllaznmi është kthyer sivjet me një organizim të ri dhe me mjaft motiv të shtuar për garat elitare. Megjithatë, përkundër atmosferës premtuese, gjakovarët janë të vetdijshëm për cilësitë e ekipeve tjera, prandaj synim të vetin maskimal e kanë futjen në Play – off.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara si mysafir, një humbje e një fitore, gjakovarët në xhiron e tretë e presin në teren të vet njërin prej rivalëve të drejtëpërdrejtë Driten nga Gjilani, ndeshje në të cilën vendasit do të hyjnë për fitore. “Atmosfera në klub është shumë e mirë, lojtarët janë të pregatitur mirë, ekziston një diciplinë dhe një moral i lartë, i cili në veçanti është rritur pas fitores kundër ekipit të RTV 21. Unë shpresoj dhe besoj se në ndeshjen e ardhshme që do ta kemi në Gjakovë, do të tregojmë një lojë të mirë dhe do të arrijmë fitore”, ka thënë trajneri i ekipit Pal Syla.
Edhe kapiteni i Vëllaznimit Driton Rraci është shprehur optimist për ndeshjen e rradhës, ndërsa ka kërkuar që mbështetja e tifozëve të jetë maksimale. “Kam dëshirë që edhe një herë ta përjetojë atë ndjenjen e sezonit 2004/2005 kur asnjë ulëse në sallë nuk ishte e lirë”, ka thënë Rraci, ndërsa u ka premtuar adhuruesve të basketbollit lojë të bukur dhe cilësore.
Bashkë me basketbollistët, në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” pritet të kthehen edhe “Kuqezinjët e Jakovës”, të cilët kanë premtuar mbështetje maskimale për ekipin e tyre të zemres. Këtë e ka konfirmuar kryetari i tifogrupit Valon Gexha, i cili ka kërkuar që ” i madh e i vogël”, të jenë në sallë këtë të shtunë.
Ndërkohë, prej të entjen, KB Vëllaznimi është bërë edhe me kryesi të re, e cila do ta bartë barrën kryesore për klubin, e në veçanti atë financiare. “Garantoj se ne do ta qojmë deri në fund këtë obligim që e kemi marrë. Aktualisht e kemi ndihmen e disa bizneseve lokale, por gjithashtu e kemi edhe premtimin e kryetarit të komunës Pal Lekaj se do të qëndrojë afër nesh edhe moralisht por edhe financiarisht”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur Shpetim Rezniqi, gjatë prezentimit të kryesisë së re para gazetarëve.
Ndryshe, përveç disa lojtarëve që në edicionin e kaluar në ligen e parë e kanë bartur barrën kryesore, duke e përfunduar kampionatin pa asnjë humbje, kryesia e re ka ofruar në klub edhe disa perforcime mjaft cilësore. Bëhet fjalë për 3 lojtarë të huaj, playmekerin kroat Sandro Kalaica, qendren po ashtu kroate Denis Verska dhe maqedonasin Urosh Vasilijevic, që luan në pozitat 2 dhe 3. Sipas trajnerit Syla, meqë me rregulloret e FBK-së lejohen vetëm dy lojtarë të huaj, klubi në javen tjetër do të përzgjedhë dy nga tre të lartëpërmendurit, ndërsa i treti do të mbetet opsion eventual nëse ekipi hyn në play – off.
E përveç tre të huajve, klubi ka ofruar edhe dy basketbollistët pejan Qendrim Gashi dhe Alen Idrizaj si dhe e ka rikthyer në parket tashmë veteranin e basketbollit Florent Lila.