Gjakovapress

Gjakova në Ginis permes mozaikut të Alkentit

ginisEdhe zyrtarisht është konfirmuar rekordi i ri botëror i mozaikut nga drithërat që djaloshi gjakovar Alkent Pozhegu e ka arritur në Pallatin e sporteve Shani Nushi duke realizuar  me grurë e miser emrat e  legjendave të futbollit botëror Ronaldo dhe Mesi. Tash  Gjakova dhe Kosova kanë fituar rekordmenin e vetëm Ginis për mozaikun më të madh me drithëra në sipërfaqe 500 metra katrorë të aritur me  30 maj 2014. Alkenti është shprehur I lumtur për këtë mirënjohje të rëndësishme që ka ardhë pas një pune të mundimshme edhe në fushat tjera të rekordeve. Ai është njohutar zyrtarisht nga kompetenët ndërkohë që rekordi është publikur në faqen zyrtare të internetit të Rekodeve të Ginisit. Sipas Pozhegut, rekordin e deriatshëm të mozaikut me drithëra e mbante një Indian me siperfaqe prej 400 metrave katror. Mjeshtri i punimeve nga  frutat këtë radhë kishte punuar me ekipin e tijë për disa ditë  duke realizuar mozaiukun nga lllojet e misrave dhe grurit, fotografi që kishte marrë dhenë.

Një përpjekje tjetër e Alkentit ishte arritja e një rekordi ku në  një tavolinë të madhe  në hotelin Carshia e Jupave  ekspozojë artin e tij me gëdhendjen dhe krijimin e figurave nga më të ndryshme nga  qindra kilogramë  fruta- pemë e perime

Exit mobile version