Wednesday, January 1, 2025
Aktuale

Gjakova në pranverë!

Pas motit të ligë me vërshime e erëra të fuqishme, territorin e komunës së Gjakovës e ka përfshirë një mot më stabil dhe më i ngrohtë që është paralajmërim për një ditë të mbarë në stinën e re, stinën e pranverës e cila zyrtarisht sipas kalendarit vjetor nisë nesër me 21 mars.

Moti i mirë ka gjallëruar rrugët dhe sheshet e Gjakovës, ndërkohë që ky gëzim ndjehej nëpër fytyrat e qytetarëve,  që në mesditë këtë mot e kanë shfrytëzuar për sheti në ambiente të hapura.

Moti i këtillë ka nxit edhe fermerët për punët përgatitore të fushatës së mbjelljeve pranverore. Në këtë kontekst, fermerët e Komunës së Gjakovës, kanë bërë planet e veta për të shtuar prodhimtarinë edhe në të gjithë sektorët tjerë bujqësorë. Bëhet e ditur se kanë filluar të aplikojnë për grandet e Ministrisë së Bujqësisë që këtë vit do të jenë mbështetëse e madhe për fermerët kosovar.