Drejtoria për Kulturë, rini e sporte e komunës së Gjakovës bashkë me Shoqaten e Intelektualve Jakova, të martën me dy veprimtari kulturore u inkorpurua në shënimin e vitit jubilar mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Në mesditë u mbajt tryeza shkencore me temën “Vepra madhështore e heroit të kombit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” ku ligjëruan profesorët Jahja Drançolli, Gazmend Rizaj, Migena Arllati, dhe Muhamet Rugova.
U tha se viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut është një vit ardhmërie i fokusuar tek politikëbërja, tek konsolidimi i institucioneve dhe tek bashkëveprimi me shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë më të mirën që përmes bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve tona, ne t’ia dalim së bashku që, duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Gjergj Kastriot Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, të sigurisë dhe reformave transformuese në një rrugëtimin europian. Figura e Skënderbeut, ikonës kombëtare të shekullit të 15 -të ka mishëruar përherë një imazh heroik rezistence të spikatur të një populli të vogël, kundër të gjithë pushtuesve dhe kundër çdo kanosje që i ka ardhur atij