Në Pallatin e Sporteve në Gjakovë, kanë nisur garat tre ditore për ciklin kualifikues për kampionatin Evropian në volejboll për moshat deri në 18 vjeç-meshkujt. Volejbollistët e përfaqësueses së Kosovës të enjten e filluan me humbje. U mposhten nga Dinamarka 0 me 3 në seta. Në ndeshjen e pare të këtij turneu Çekët fituan nga Estonia 3 me 0 në seta.