Monday, December 30, 2024
AktualeKulturëLajme

Gjakova nikoqire e Festivalit të Koreve nga Evropa Juglindore

 

koriGjakova në tri ditët e ardhëshme do të jetë nikoqire e Festivalit të koreve të femrave, “A ccapello” me pjesëmarrës nga Evropa Juglindore. Në mbrëmjen e parë, neser nga ora 19.00 prezantohet Kori i shkollës së muzikës ‘Prenk Jakova”nga Gjakova me  dirigjente Klodina Kryeziun si dhe Kori i femrave”NERAZDELNI”nga Kyustendil i Bullgarisë me dirigjente Vesela Petrova.

Ndërkaq në mbrëmjen e dytrë të festivalit me 30 janar przantohet Kori i femrave “Vox Art” nga Prishtina me dirigjent Ylber Asllanaj, si dhe Kori miks nga Ferizaj me dirigjente Lindita Isufi. Në mbrëmjen e tretë të festivalit me 31 janar do të prezantohet kori i femrave nga Sofia ‘Polifonia” me dirigjente Judmilla Gerova.

Drejtor i festivalit është  Rauf Dhomi, ndërsa drejtor Artsitik është Kastriot Sada. Menagjer I festivalit të koreve është  Shefqet Hoxha –Sheki.

Të gjitha koncertet do të mbahen në Hollin e shkollës së muzikës ‘Prenk Jakova në Gjakovë me fillim në ora 19:00.