Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Gjakova nikoqire e takimit për projektet ndershtetërore

GjakovaGjakova të hënën ishte nikoqire e disa dhjetëra bizneseve nga Shqipëria e Kosova, ku kanë zhvilluar debat, në kuadër të një projekti të përbashkët të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovës dhe ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri dhe komunës së Gjakovës.

 Qëllimi i këtij projekti është që bizneset e të dyja vendeve në veçanti ato të sferës së turizmit, të punojnë bashkërisht në mënyrë që ta krijojnë një ofertë të përbashkët turistike për zonën që përfshinë të dyja shtetet. Gjatë qëndrimit në Gjakovë, biznesmenët janë shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila dhe dy zëvendësministrat e ministrive përkatëse Kosovë -Shqipëri, konkretisht Alfred Dalipit nga Shqipëria dhe Gyneyd Ustaibo nga Kosova.

Me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të dalin me një treg të unifikuar e të përbashkët turistik dhe, ndihmë të madhe në këtë do të japë edhe projekti i përbashkët i Alpeve Shqiptare, i cili tashmë ka filluar të realizohet nga qeveritë e të dyja shteteve.

Zv/ministri i Ministrisë së Zhvillimit Urbane dhe Turizmit në Shqipëri ka thënë në mesë tjerash se” marrë në tersi si projekt  gjithëpërfshirës ka në brendi 22 nën projekte që kompletojnë infrastrukturën e zhvillimit të truizmit në Alpet shqiptare që përfshin Shipërinë dhe Kosovën, duke shtuar se mundësit në këtë drejtim janë që të zgjerohet turizmi edhe në Mal të Zi.

Ndërkohë zv/ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka thënë se “ Mundësit që ka rajoni i ynë pa dyshim se do të jetë një gamë e madhe e turizmit në Alpet shqiptare.

Mundësit janë që të krijojmë një zhvillim të hovshëm në të dyja shtetet. Përfaqësuesi i USAJD-it Jack Delf, ka premtuar se do të jetë në gjendje gatishmërie dhe në ndihmë që këtij projekti që mbanë në vete një paketë substanciale për zhvillimin e këtij rajoni në sektorin e turizmit ti japim një përkrahje të vazhdueshme.   Ndryshe, gjatë ditës së sotme, biznesmenët do të inspektojnë zonat turistike e kulturore në komunat e Gjakovës e Deçanit, ndërsa ditën e nesërme do ta vizitojnë zonën turistike të Valbonës.