Thursday, March 28, 2024
Aktuale

Gjakova për një vit me 3.294 raste me COVID 19

Në komunën e Gjakovës  gjatë një viti janë infektuar 3 mijë e 294 raste me virusin Corona. Prej këtij numri janë shëruar 2 mijë e 647 pacientë, ndërsa këtij virusi nuk i kanë mbijetuar 116 bashkëqytetarë. Gjendja e rënduar tregohet edhe me numrin në rritje të rasteve aktive. Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 531 raste aktive. Ky është sinjal i mjaftueshëm për të ngritë vetëdijen tonë për respektimin e masave anticovid: Bartjen e maskave në mënyrë të drejtë, shmangien e tubimeve,  mbajtjen e distancës dhe higjienën.

Gjakova për shkak të numrit në rritje të të infektuarve dy javët e fundit ka hyrw nw Zonën e kuqe si zonë me rrezikshmëri të lartë. Gjatë 24 orëve të shkuara, sipas IKSHPK,  janë regjistruar 32 raste të reja.

Barra kryesore në përballimin e pacientëve me Covid, në zonën tonë,  mbetet Spitali i Përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë,  i cili që nga fillimi i pandemisë për të sëmurët nga Covid,  ka vënë në dispozicion gjithë potencialin mjekësor dhe  135 shtretër. Sipas raportit te fundit  në repartet e këtij spitali   janë të  hospitalizuar 64 pacientë, 16 nga të cilët janë nga qytetet kufitare të Shqipërisë. Nga numri i përgjithshëm 50 pacientë janë  të konfirmuar pozitiv, 35 janë në oksigjenoterapi, një në respirator dhe dy në CPAP maskë. Edhe 5 pacientë janë të pakonfirmuar kurse 9 të tjerë të konfirmuar negativ. Ka të prekur me Covid edhe nga stafi mjekësor. Janë një mjek, një infermier dhe një nga stafi përcjellës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *