Gjakova po bëhet edhe qytet i baletit
Skena e Shkollës së muzikës Prenk Jakova të martën në mbrëmje është pushtuar nga nxënësit e baletit të cilët shprehën talentin e tyre në kërcim. Përmes hapave të lëvizjes, muzikës, skenografisë dhe veshjeve loja e baletit na tregon një histori, si dhe përndez imagjinatën e spektatorëve. Këto elemente I përjetuan spektatorët në sallë ndërkaq që të bëhen lëvizje të përkryera, balerinat e vogla kanë ushtruar gjatë nën përkujdesjen e mësueses Iliriana Mema. Ajo sonte ishte e ngazëllyer nga duartrokitjet që vinin pas çdo pike artistike ndërsa merrte urimet edhe të prindërve që vazhdonin të bënin fotografi më fëmijët e tyre balerina- gjitha vajza. Baleti, mbi 400 vjet i vjetër, zbavitë pa masë ata që e ushtrojnë dhe i mahnitë ata që e sodisin ndërsa në Gjakovë këto dy vjetët e fundit po nisë një traditë të re.
Koncertin e sontem balerinat e vogla e mbyllen me këngën festive të Vitit të Ri, “Zilet tringëllojnë”.
Baleti ka shumë dobi. Fëmijët që merren me balet kanë një trup më elastik, të zhvilluar mirë, rritje më të shëndetshme, rrisin besimin në vetvete, kanë kujtesë më të mirë, përfitojnë aftësi të bashkëpunimit në grup dhe disponim më të mirë.