Në ditën e shënuar të Shtetit të Kosovës, #7vjetshtet në Gjakovë fillon punën ‘Intertex Kosova’, fabrikë e tekstilit e cila do të prodhojë për kompaninë amerikane ‘Blue Stone Safety’ dhe kompaninë suedeze ‘Trox’. Fillimisht kompania punëson 120 persona për t’u zgjeruar në muajt në vijim. Për Komunën e Gjakovës, energji e re për kompani tjera të cilat do t’i mirëpresim dhe të krijojmë kushte të vendosën në Gjakovë”, ka shkruarkryetarja e komunes Mimoza Kusari-Lila në Facebook.
Sot shteti i Kosovës feston përvjetorin e shtatë të Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008 në një seancë solemne Kosova u shpall shtet i pavarur që deri në atë kohë administrohej nga UNMIK-u. Shpalljes së Pavarësisë i ka paraprirë një proces i gjatë që nga viti 1989 por edhe më herët ku popullata shqiptare nuk iu ka bindur asnjëherë regjimit komunist dhe atyre serbë të ish-Jugosllavisë.
Për nder të ditës së pavarësisë të Republikës së Kosovës, në Komunën e Gjakovës me 17 Shkurt do të mbahet këto aktivitete:
Ora: 10.00 – Homazhe (Lapidari, Varrezat e qytetit, Meje, Çabrat, Hereq)
Ora: 12:00 – Konferencë për Media ( Koncerti i Alban Skënderaj – Salla Solemne, Pallati i Kulturës)
Ora: 14:00 – Hapja e Kompanisë Intertex (Ish Kombinati i Tekstilit – Emin Duraku)
Ora: 19:0 – Koncerti Tingujt e Ditarit tim – Alban Skënderaj (Pallati i Kukturës “Asim Vokshi” në Gjakovë)