Monday, December 30, 2024
LajmeSporti

Gjakova të shtunën në festën e futbollit

image description

Ka kohë që në qytetin e traditës për sportin, në Gjakovë,  të ketë mbretëruar një atmosferë e këtillë sportive, siç po ngjan tash para ndeshjes së të shtunës në mes të Vëllaznimit dhe Gjilanit. Është ndeshja e fundit e kampionatit që zgjidh dilemën se a do të mbijetoi Vëllaznimi në superligë apo do të zhvilloi ndeshjen e barazhit? Të gjithë duan që gjërat të “sqarohen” në këtë ndeshje pa pasur nevojë të mendohet për lojën e barazhit!

Të gjitha rrugët qojnë në stadiumin e qytetit me një fushë ndër më të mirat në vend, por me një infrastrukturë të para pesë dekadave, duke përjashtuar zhveshtoret e pasluftës dhe rrethojat e viteve të fundit. Vetëm këtë javë ka ndryshuar diçka që të bien në sy më shumë. Janë vendosur 650 ulëse  të ngjyrosura kuq e zi me ngjyrat e klubit. Më parë janë mbjellur prapa njërës gol dhjetëra pisha e skaj tyre edhe flamujt. Këto janë ndryshimet e stadiumit të Gjakovës, por kryesia e klubit kërkon ndryshime edhe në të ardhmen në të gjitha aspektet.

“Ta kalojmë këtë finish, ta sigurojmë mbijetesën dhe ta marrim Kupën e Kosovës, e pastaj na presin shumë punë të mëdha” ka deklaruar Agim Cana, kryetar i klubit. Ai bashkë me stafin e tij është preokupuar me organizimin sa më të mirë të  ndeshjes me Gjilanin. Gani Sejdiu, trajner, pas stërvitjeve të lehta gjatë paradites  ka mbledhur futbollistët që për 24 orë para takimit , të jenë sëbashku dhe të relaksuar  në ambientet e hotelit Jakova. Ai u ka thënë futbollistëve të luajnë lojën e tyre, që të jenë të qetë dhe të pangarkuar psiqikisht.

E në anën tjetër festë të madhe sportive kanë paralajmëruar tifozët  më të zjarrtë në vend, ata të Vëllaznimit. Në facebook ata kanë shkruar:

”Gjiroja e fundit, më e rëndësishmja, kurorëzon  djersen, mundin, dëshirën, dashnin, motivin, pasionin, ngjyrat, zemrën e mbushur të një sezoni, përkrahjen e pandalshme që bashkohen në ndeshjen e fundit pa barazh, për superligë për fitoren e VËLLAZNIMIT. Çdo tifozë atë që e donë do e shpreh, secili ultras atë që e ndjen do ta shfaq në tribunë. Gjithçka që ma donë zemra, gjithçka që ma kënaq shpirtin e vetmja dëshirë do të bashkohet për VËLLAZNIMIN në lojë me  Gjilanit”, kanë shkruar në rrjetet sociale “Kuqezinjwt e Jakoves”

Intersimi I publikut është jashtëzakonisht i madh . Madje, pronarë të kafeneve dhe të bizneseve tjera në Gjakovë kanë vendosur që të shtunën prej orës 15:00 deri në orën 18:00 t’i mbyllin lokalet për të shkuar në stadium në përkrahje të Vëllaznimit. Dyert e stadiumit do të hapen një orë e gjysmë më herët. Është paralajmëruar edhe ardhja e tifo grupit Skifterat nga Gjilani. (Gjakovapress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *