Gjakovapress

Gjakovapress kremton 5 vjtorin…

GjakovaPress Ballina Nr_53Me një solemnitet rasti të martën pasdite u shënua pesë vjetori i daljes së numrit të parë të gazetës së përmuajshme lokale “Gjakovapress”. Me këtë rast u fol për arritjet e këtij mediumi të ri në komunën e Gjakovës, i cili për një kohë të shkurtër falë edhe portalit informativ ka arritur të mbledh rreth vetës mijëra lexues në Gjakovë dhe diasporë.

Për kontributin e dhënë me shkrime  në arritjet e gazetës për pesë vitet e shkuara u nderuan me mirënjohje: Akademik Esat Stavileci, prof.Masar Rizvanolli,   krijuesi dhe publicisti Agim Byci, veterani i gazetarisë sportive Sali Vula e tjerë. Ndërkaq në solemnitetin e organizuar në restaurantin “Svvis Bistro-B” në mënyrë të veçantë nga Kuvajti  ka përshëndetur profesor Jahja Kokaj i cili tha se: “Pas shumë ngjarjeve jo të mirëseardhura të para, gjatë dhe pas luftës, krahas lirisë që fituam, themelimi i gazetës Gjakovapress është një nga arritjet e shënuara pozitive. Me shkrimet shumë atraktive  është fut në kureshtjen dhe zemrat e gjakovarëve.” Përgëzime për këtë përvjetor ka sjellë edhe publicisti nga Tirana ,Murat Gecaj si dhe njohësi i mirë i rrugëtimit të gazetarisë kosovare Ramiz Kelmendi.

 

Editori i Gjakovapress-it, Zeki Vehapi tha se, me këtë gazetë lokale nga fillimi është  synuar të depërtohet  në gjitha familjet gjakovare duke i shërbyer,  informimit për ngjarjet e rëndësishme aktuale në komunën e Gjakovës, prezantimit të halleve dhe sukseseve në të gjitha fushat e jetës dhe punës e me theks të posaçëm në prezantimin e  traditës së kaluar në të gjitha fushat e në veçanti në atë të shkencës,  arsimit, kulturës dhe sportit si  dhe synimeve për të ardhmen.

Exit mobile version