Sunday, April 28, 2024
AktualeGjakova PresssLajme

Gjakovarët hapen dyert për shkodranët e përmbytur

Solidariteti në vepër

 

fskneshkoder

 

Se Gjakova ka lidhje shpirtërore me Shkodrën, kjo u vërtetua edhe me rastin e përmbytjeve në këtë zonë që përfshinë Veriun e Shqipërisë që nga fillimi i këtij viti.

Miku i mirë  shihet në ditë të vështirë” thotë një fjalë popullore.

“Në ditë të vështira vëllezërit nga Shqipëria na u gjenden pranë duke na i hapur dyert gjatë Luftës në Kosovë, ndërsa tash në këtë fatkeqësi natyrore ata duhet të ndjehen në Gjakovë si në shtëpitë e veta”, thonë qytetarët e Gjakovës , të cilët ndjejnë dhembje për këtë situatë të vështirë nga përmbytjet.

Ndjenja e ndihmës së vëllait për vëllanë shpërtheu shpejt pikërisht në Gjakovë. Nismat e para që nga raportet shqetësuese nga zonat e vërshuara në Shqipëri, dolën nga qyteti i Gjakovës.  Priu me këtë rast institucioni më i lartë, Kuvendi Komunal duke ndarë 10 mijë euro për banorët e goditur nga vërshimet.

 

06.01.2010

Kuvendi Komunal i Gjakovës, ka  vendosur të ndihmohen në mjete financiare dhe forma tjera banorët e zonës së  përmbytur nga të reshurat e dendura t shiut të Nënshkodrës. Në një konferencë për media , kryetari  Pal Lekaj, dhe nënkryetari Agim Koci, kanë bërë të ditur për opinionin se për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet  e që shumë lokalitete  gjenden nën uji, në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë, KK-ja e Gjakovës, do të ndihmon me 10 mijë euro, banorët e zonave të rrezikuara. “ Gjakova ka obligim moralë të ndihmojë në lehtësimin e situatës me të cilën po përballën vëllazëritë tan në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë, e që janë të rrezikuar nga vërshimet dhe përmbytjet e mëdha, të versuara si katastrofë natyrore”, ka thënë kryetari  Pal  Lekaj, në konferencën për media. Ai ka bërë të ditur se KK-ja e Gjakovës, do të dërgojë menjëherë shumën prej 10 mijë euro, në Shtabin e emergjencës të Republikës së Shqipërisë, dhe pritet të dërgohen edhe ekipe profesionale të emergjencës dhe të intervenimit të shpejtë për situata me katastrofë natyrore.

Kreu komunal i Gjakovës, ka bërë apel edhe tekë biznesmenët dhe tekë qytetarët me mundësi materiale e humanë që të mbledhin forcën e bamirësisë për ti ndihmuar vëllazëritë tanë që janë të rrezikuar nga përmbytjet.

“ Bëjmë apel, tekë të gjithë biznesmenët dhe të qytetarët humanë që të zgjasin dorën e mbarësisë dhe të humanitetit për banorët e zonave që janë përfshirë nga katastrofa natyrore në pjesën veriore të Shqipërisë”, ka thënë kryetari Lekaj. Nënkryetari Agim Koci, ka thënë me këtë rast se në vazhdimësi kemi qen dhe jemi në kontakt me Ministrin e Punëve të Brendshme , dhe ministrin e saj Lulzim Basha, dhe situata e krijuar na ka obliguar edhe neve si institucion që të jemi në mbështetje financiare dhe me ekipe profesionale.

“Ndihma e Gjakovës, për vëllazëritë nga Shqipëria, është vlerësuar lartë nga Qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka thënë nënkryetari Agim Koci.

 

7 janar 2010

Qytetarët e komunës së Gjakovës po ndjejnë shqetësimet e mëdha për vështirësitë që përmbytjet nga reshjet e mëdha dhe shprazjet e liqeve akumulues, u kanë sjellë vëllezërve nga Shqipëria, prandaj u kanë bërë thirrje publike banorëve të shtëpive të përmbytura, që të vijnë në Gjakovë derisa të kaloi kriza e shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

Këtë ftesë e ka bërë  sot bashkërisht  kryetari komunës së Gjakovës Pal Lekaj  dhe në emër të iniciativës qytetare Agë Batusha.

 

“Duke parë gjendjen e vështirë të vëllezërve tanë që po evakuohen nga zonat e përmbytura të Shkodrës, u bëjmë ftesë të gjithë atyre banorëve të pastrehë që të vijnë e të strehohen në familjet gjakovare” tha Batusha duke e konsideruar këtë nismë për vendosje dhe ushqim si një domosdo për t iu dal në ndihmë vëllezërve në ditët më të vështira.

Ai më tutje ka thënë se vetëm familja e gjerë e tij është në gjendje që qysh sonte të pranojë 100 familje.

Ndërkaq kryetari I komunës Pal Lekaj duke mirëpritur këtë iniciativë qytetare theksoi se janë në koordinim të vazhdueshëm me Shtabin e Emergjencës në Shqipëri dhe se për çdo nevojë emergjente janë të gatshëm të veprojnë.

 

“Pos ndihmës financiare prej 10 mijë eurosh kemi dërguar edhe ekipe të zhytësve dhe të kërkim shpëtimit që po operojnë në zonën e Shkodrës, ndërsa jemi të gatshme që brenda 24 orëve të ardhshme të strehojmë mbi 200 familje “ tha Lekaj.

Ai ka shtuar se Kuvendi Komunal I Gjakovës në bashkëpunim me iniciativat qytetare dhe biznesmenët gjakovarë do të ofrojë kushte strehimi e ushqimi nëpër familjet gjakovare si dhe nëpër objektet kolektive.

Qyshkur ka filluar kriza e vërshimeve në Veriun e Shqipërisë, shumë familje gjakovare që tashmë kanë miqësi me ato shkodrane u kanë hapur dyert për të tejkaluar këtë situatë të rëndë.

 

8 janar 2010

Zhytësit gjakovarë në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura në Shqipëri

 

Një ekip prej nëntë  zhytësve dhe anëtarë të formacionit të  kërkim shpëtimit, anëtarë të Brigadës  së Zjarrfikësve të Gjakovës,  janë vënë në ndihmë dhe gatishmëri të banorëve të zonave të përmbytura në Shqipëri.

Ata  kanë udhëtuar për në Republikën e Shqipërisë, për t’iu dal në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura të Shkodrës dhe Lezhës.

“Me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, dërguam një ekip të zhytësve dhe të kërkim shpëtimit”,  deklaroi Agron Kryeziu, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim.

Ndërkohë që para nisjes, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës, Pashtrik Xërxa,  tha se ekipi i zhytësve është i përbërë prej zhytësve të stërvitur për situata të tilla.

“Ky formacion është i pajisur me gjithë tekniken e nevojshme, e që gjatë qëndrimit në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë, do t’iu del në ndihmë banorëve të kësaj pjese veriore të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët janë të përgatitur mirë dhe do ti përballojnë me sukses të gjitha sfidat që mund të paraqiten në teren,” tha Xërxa.

Ekipi i zhytësve gjakovarë do të qëndroj deri sa situata të normalizohet, varësisht nga nevoja që paraqitet në këtë zonë, në të cilën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe shkrirjes së shpejt të borës, janë përmbytur qindra shtëpi dhe toka bujqësore, ndërsa një numër i madh i banorëve është evakuuar.

 

16 janar 2010-01-19

 

Fermerët e Gjakovës ndihmojnë ata të Shkodres me ushqim bagëtie

 

Katër maune e mbushur me ushqim për bagëti dhe e mbledhur nga fermerët e Gjakovës është nisur drejtë Shkodres për t’ iu dalë në ndihmë fermerëve Shkodranë të cilët këto ditë të përmbytjeve po ballafaqohen edhe me mungesën e ushqimit të bagëtisë.

Ismet Isufi, drejtor I drejtorisë për Bujqësi në Kuvendin Komunal të Gjakovës, tha se ftesës për ndihmë nga Ministria e Bujqësisë të Shqipërisë fermerët e komunës së Gjakovës I janë përgjigjur duke grumbulluar ushqim bagëtie, kryesish sanë në dengje, për të përballuar krizën e ushqimit të bagëtive për ato zona ku edhe bagëtia ka ngelur e izoluar nga uji.

 

“Krahas ndihmave tjera që po I dërgon komuna e Gjakovës, ne si drejtori , me kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë së Shqipërisë kemi organizuar aksionin humanitar për grumbullimin e ndihmave në ushqime bagëtie. Kemi dërguar katër maune me sanë dhe u kemi bërë ftesë gjithë fermerëve që kanë mundësi të ndihmojnë e të lajmërohen në vazhdimësi në drejtorinë e bujqësisë” tha Isufi duke kujtuar gjendjen e vështirë nga përmbytjet në zonat bujqësore të Shkodrës

Udhëheqja e KK-së  në Shkodër

Në ndihmë solidare vëllezërve që nga  vërshimet e ujit u përmbytën në Shkodër katër mauna transportuese me ushqime për bagëti të mbledhura nga fermerët e Gjakovës janë nisur për në Shkodër. Në udhëtim për të dorëzuar ushqimet e mbledhura ishin Agim Koci, nënkryetar i Kuvendit Komunal, Ismet Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe  Xhavit Alija këshilltarë  Komunal.  Koci  deklaroi se dërgimi i ndihmave po bëhet në koordinim me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe ne biseduam për  mundësitë tjera se çfarë janë nevojat më të ngutshme  për vëllezërit tanë.

Drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë falënderuar qytetarët dhe institucionet e  komunës së Gjakovës,  e cila e para ka marrë iniciativën për dërgim të ndihmave” tha Koci.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe  fermerët  të cilët deri më tani kanë ndihmuar dhe po ofrojnë ndihmën e tyre edhe në vazhdimësi për familjet e përmbytura.

 

Kërkesa aktuale është për mjete dezinfektuese të ujit, mjete higjenike dhe ushqim bagëtish.

“Jemi pritur ngrohtësisht  nga Prefekti  i Shkodres  Mexhit Cungu dhe Kryetari I Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enver Ferizaj.  Ne kemi dërguar katër  mauna me 2.500 denga ushqim për bagëti – Sanë e lidhur. Nevojat janë të mëdha për ushqim për bagëti dhe kanë prapë nevojë.” tha Ismet Isufi, drejtor I drejtorisë së bujqësisë.

 

17 janar 2010

Kryqi Kuq i Gjakovës dorëzoi ndihmat në Shkodër

 

Dy maune ndihma në ushqim, veshmbathje dhe amvisëri të mbledhura në Kryqin e Kuq të Gjakovës, e të dorëzuara organizatës si motër të Shkodrës është mirëpritur nga autoritetet shkodrane, tha, Dushe Basha Lama, zyrtare e Kryqit të Kuq Komunal të Gjakovës e cila ka bërë të ditur vazhdimësinë e aksionit dhe punën e pandërprerë të kësaj organizate për pranimin e ndihmave.

 

“Thirrjes për ndihmë të vëllezërve tanë në Shqipëri, qytetarët e Gjakovës, bizneset dhe nxënësit e shkollave I janë përgjigjur me dashamirësi duke dërguar miell, vaj, batanije dhe veshmbathje, për të cilën kanë nevojë më së shumti”, tha Lama.

Ajo ka shtuar se një aksion  I gjerë humanitar në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës po vazhdon  edhe sot.

“Nxënësit e shkollave fillore  “Zekirja Rexha” dhe Mazllom Këpuska kanë mbledhur para për të blerë vaj dhe sheqer, ndërsa miell kanë dërguar shoqata e transportuesve të Gjakovës, firma tregtare dhe zejtarët gjakovarë, jorgangjinjë dhe këpucëtarë që kanë mbledhur ndihma” shtoi Lama.

Kontingjentin e parë të ndihmave të Kryqit të Kuq e ka dorëzuar me transportin vetjake shoqata e transportuesve të Gjakovës.

“ Ndihmat e dorëzuara të Gjakovës janë mirëpritur nga autoritetet e Kryqit të Kuq në Shkodër, për çka kanë falënderuar për këtë gjest human, posaçërisht për veshmbathjen e dorëzuar, për çka kanë më së shumti nevojë” tha Kadri Rrahmani, kryetar I kësaj shoqate duke ftuar për solidaritet të mëtutjeshëm.

Pos ndihmave të para financiare që i ka dorëzuar Kuvendi Komunal, nga Gjakova, në shumën prej 10 mijë euro  në zonat e përmbytura gjenden edhe ekipet e zhytësve dhe të shpëtimit të Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës, pastaj janë dërguar edhe maune me ushqime bagëtish për fermerët e Shkodrës, ndërsa shoqatat e ndryshme, si ajo e biznesmenëve gjakovarë, shoqatat joqeveritare dhe individët vazhdojnë të mbledhin ndihma edhe më tutje.

 

Rotarianet e Gjakovës

 

Klubi Rotarian i Gjakovës i është bashkuar aksionit humanitar në nivel vendi për të ndihmuar banorët e rrezikuar shkodranë nga përmbytjet. Rotarianët gjakovarë kanë ndarë 1 mijë euro, për artikuj të domosdoshëm ushqimor të cilat do t’iu dedikohen këtyre banorëve, ndërkohë që do të ndërmarrin edhe një aktivitet rreth organizimit të grumbullimit të artikujve ushqimor dhe të veshmbathjeve të cilat do të sigurohen nga biznesmenë dhe qytetarë tjerë vullnet mirë, që kanë mundësi materiale dhe dëshirë për të ofruar ndihma për banorët e rrezikuar nga përmbytjet në zonat e Shkodrës.

 

Me ekspozitën shitëse ndihme banoreve te Shkodres

 

Fotografi I shquar gjakovar Shkelzen Rexha me 16 janar 2010 morri pjese në ekspozitën shitëse me fotografi artistike te organizuar nga “Shkolla Shqiptare e fotografisë – Projekt 5.6” në Tiranë. Te ardhurat nga fotografit e shndërruara ne kartolina e të shitura me këtë rast shkuan për ndihmë Shkodrës.
Rexha morri pjese me dy fotografi: “Fotoja e Plakës” që ishte shpërblyer ne vitin 1998 me çmimin e dytë për fotografi Artistike mu në Shkoder.

Kjo mbrëmje iu kushtua  solidaritetit te miqve te fotografisë për popullsinë e Shkodres: shume prej tyre kishin dërguar fotografi, te cilat do stampohen ne format kartoline 10×15 cm e u shiten atë mbrëmje nga  500 leke copa. Shuma e mbledhur iu dorëzua në një nga numrat e llogarisë te hapura për këtë qellim !

 

19 janar 2010

 

Afaristët gjakovarë kanë ndërmarrë një iniciativë për grumbullimin e ndihmave për Shkodrën. Në depon “Blu Jeans” të Kastriot Hasit biznesmenët gjakovarë kanë mbledh ushqime dhe pajisje tjetër teknike për vëllëzërit nga Shkodra. Iniciatori i kësaj ndihme Agë Batusha, ka thënë se afaristët gjakovarë janë përgjegjur pozitivisht ftesës për solidaritet duke dorëzuar, miell, vaj, sheqer, veshmbathje, shporeta, detergjent e tj.

Sipas Batushës, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ndërkohë që sasitë e para ndihmave  përmbajnë ushqim, veshmbathje, stufa, dyer, dritare e gjëra tjera të nevojshme për popullatën e rrezikuar të zonës së Shkodrës.

“Për dy ditë janë mbledh 25 mijë euro ndihma nga 22 biznesmenë ndërsa aksioni po vazhdon” tha Batusha. Depon e kanë vizituar edhe nënkryetari Agim Koci dhe Kristë Deda drejtor i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.