Saturday, March 29, 2025
AktualeGjakova Presss

Gjakovarët që afirmuan Gjakovën në vitin 2013

Anketa:KUSH JANE GJAKOVARËT QË AFIRMUAN GJAKOVËN NË VITIN 2013

GjakovaPRESS-anketaKy është viti dytë që revista Gjakovapress  në fund të vitit bashkë me lexuesit e vet bene anketen dhe harton listën e gjakovarëve që kanë kontribuar në afirmimin e qytetit të lindjes.

Dihet se Gjakova është e njohur për arritje në fushën shkencore e në veçanti të artit, muzikës dhe humorit sikurse edhe në sport. Falë sukseseve individuale por edhe në grupe të gjakovarëve është arritur që të vazhdohet tradita. Ka shumë emra anekënd botës që me punën e tyre krijuese po kontribuojnë në afirmimin e Kosovës e në këtë kontekst edhe të Gjakovës.  Kësaj radhe personalitete nga fusha të ndryshme të shkencës, artit, kulturës dhe sportit që kontribuuan në afirmimin e Gjakovës gjatë vitit 2013, do të  propozohen  nga vet ju  lexues të revistës “Gjakovapress” dhe portalit të saj informativ www.gjakovapress.info.

Kriter i nominimit është aktiviteti i tyre shkencor,  artistik dhe sportiv gjatë këtij viti. Na shkruani propozimet tua në Email adresen gjakovapress@gmail.com

Vizitoni faqen tonë të internetit , aty gjeni informacione .

Po ju kujtojmë personalitetet që ishin radhitur si më të suksesshëm gjatë vitit 2012.

  1. Shkelzen Doli– Violinist për kontributin në organizimin e  programeve “Ku ka si ti o Shqipëria ime”- Koncert i Ansamblit Filarmonik i Vjenës në Gjakovë
  2. Inva Mula – soprano “me rrënjë” Gjakove!- Koncerti me rastin 100 Vjet Pav. Shqipërisë
  3. Shkelzen Jetishi- Pjesëmarrja në Festivalin e Këngës shqiptare në Tiranë
  4. Jahja Kokaj – Profesor ndërkombëtar i fizikës dhe astronomisë- drejtor i ALB shkencës.
  5. Saranda Pozhegu – Bashkautore e Abetares Unike kombëtare
  6. Jusuf Buxhovi- për Botimin e vëllimeve historike “Kosova”
  7. Shkëndije Nagavci –Mësuesja e Vitit në Kosovë
  8. Lorik Cana – Kapiten i skuadrës kombëtare të Futbollit
  9. Besim Dina – Humorist dhe autor i programit më të shikuar televiziv
  10. Festina Mejzini – Finaliste në “X faktor”- Tiranë
  11. Drilon Shala –  Finalist në “Voice of Albania”- Tiranë
  12. Masar Rizvanolli – Shoqata e Intelektualve “Jakova” për veprimtari të shumta në vitin jubilar
  13.  Burim Kukeli – Futbollist i Kombëtares së Shqipërisë
  14. Nexhip Selimi – Sportisti Vitit 2012 dhe anëtarë i kombëtares së Shqipërisë në Futsall
  15. Fiona Polloshka – Tenistja më e mirë e  Kosovës dhe pjesëmarrëse e projektit “Atom” – për nxënës me inteligjencë të jashtëzakonshme
  16.  Kreshnik Ibrahimi – aktor në shumë  shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe estradë
  17.  Ilir Bokshi  – regjisor i shumë shfaqjeve të shpërblyera teatrore
  18.  Shkëlzen Rexha – Ekspozita ndërkombëtare, guida turistike, monografi ..
  19.  Beslim Gashi  – Kampion i kërcimeve ne ujë  nga Ura Fshenjt
  20.  Alkent   Pozhegu- arti i dekorimit të pemëve- tentim për hyrje ne Librin e Genis-it 

Çmime të veçanta për Vepër jetësore nga fusha e artit skenik

  1. Hadi Shehu
  2. Sulejman Lokaj
  3. Hysen Binaku
  4. Rrauf Dhomi 

Veprimtari të shënuara  2012

  1. Mitingu i Poezisë
  2. Dasma gjakovare
  3. Komedia fest
  4. Film festival 

Arritje dhe pranim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

1.     Qamil Haxhibeqiri – Akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga  Seksioni i Shkencave të Natyrës

  1. 2.     Jusuf Bajraktari– Akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Seksioni i Shkencave Shoqërore
  2. 3.      Luan Mulliqi – Akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Seksioni i Arteve 

Kush ia ka shtuar “namin” Gjakoves në Vitin 2013 ne fushen e shkences, artit, kultures dhe sportit”? Na shkruani në gjakovapress@gmail.com