Anketa:KUSH JANE GJAKOVARËT QË AFIRMUAN GJAKOVËN NË VITIN 2013
Dihet se Gjakova është e njohur për arritje në fushën shkencore e në veçanti të artit, muzikës dhe humorit sikurse edhe në sport. Falë sukseseve individuale por edhe në grupe të gjakovarëve është arritur që të vazhdohet tradita. Ka shumë emra anekënd botës që me punën e tyre krijuese po kontribuojnë në afirmimin e Kosovës e në këtë kontekst edhe të Gjakovës. Kësaj radhe personalitete nga fusha të ndryshme të shkencës, artit, kulturës dhe sportit që kontribuuan në afirmimin e Gjakovës gjatë vitit 2013, do të propozohen nga vet ju lexues të revistës “Gjakovapress” dhe portalit të saj informativ www.gjakovapress.info.
Kriter i nominimit është aktiviteti i tyre shkencor, artistik dhe sportiv gjatë këtij viti. Na shkruani propozimet tua në Email adresen gjakovapress@gmail.com
Vizitoni faqen tonë të internetit , aty gjeni informacione .
Po ju kujtojmë personalitetet që ishin radhitur si më të suksesshëm gjatë vitit 2012.
- Shkelzen Doli– Violinist për kontributin në organizimin e programeve “Ku ka si ti o Shqipëria ime”- Koncert i Ansamblit Filarmonik i Vjenës në Gjakovë
- Inva Mula – soprano “me rrënjë” Gjakove!- Koncerti me rastin 100 Vjet Pav. Shqipërisë
- Shkelzen Jetishi- Pjesëmarrja në Festivalin e Këngës shqiptare në Tiranë
- Jahja Kokaj – Profesor ndërkombëtar i fizikës dhe astronomisë- drejtor i ALB shkencës.
- Saranda Pozhegu – Bashkautore e Abetares Unike kombëtare
- Jusuf Buxhovi- për Botimin e vëllimeve historike “Kosova”
- Shkëndije Nagavci –Mësuesja e Vitit në Kosovë
- Lorik Cana – Kapiten i skuadrës kombëtare të Futbollit
- Besim Dina – Humorist dhe autor i programit më të shikuar televiziv
- Festina Mejzini – Finaliste në “X faktor”- Tiranë
- Drilon Shala – Finalist në “Voice of Albania”- Tiranë
- Masar Rizvanolli – Shoqata e Intelektualve “Jakova” për veprimtari të shumta në vitin jubilar
- Burim Kukeli – Futbollist i Kombëtares së Shqipërisë
- Nexhip Selimi – Sportisti Vitit 2012 dhe anëtarë i kombëtares së Shqipërisë në Futsall
- Fiona Polloshka – Tenistja më e mirë e Kosovës dhe pjesëmarrëse e projektit “Atom” – për nxënës me inteligjencë të jashtëzakonshme
- Kreshnik Ibrahimi – aktor në shumë shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe estradë
- Ilir Bokshi – regjisor i shumë shfaqjeve të shpërblyera teatrore
- Shkëlzen Rexha – Ekspozita ndërkombëtare, guida turistike, monografi ..
- Beslim Gashi – Kampion i kërcimeve ne ujë nga Ura Fshenjt
- Alkent Pozhegu- arti i dekorimit të pemëve- tentim për hyrje ne Librin e Genis-it
Çmime të veçanta për Vepër jetësore nga fusha e artit skenik
- Hadi Shehu
- Sulejman Lokaj
- Hysen Binaku
- Rrauf Dhomi
Veprimtari të shënuara 2012
- Mitingu i Poezisë
- Dasma gjakovare
- Komedia fest
- Film festival
Arritje dhe pranim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës
1. Qamil Haxhibeqiri – Akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Seksioni i Shkencave të Natyrës
- 2. Jusuf Bajraktari– Akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Seksioni i Shkencave Shoqërore
- 3. Luan Mulliqi – Akademik korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Seksioni i Arteve
Kush ia ka shtuar “namin” Gjakoves në Vitin 2013 ne fushen e shkences, artit, kultures dhe sportit”? Na shkruani në gjakovapress@gmail.com