Friday, March 29, 2024
Lajme

Gjakovë: 1.230 të infektuar dhe 500 aktiv me Covid 19

Me 52 rastet e fundit të konfirmuar me Covid 19 nga Gjakova,  të premten  ky numër është ngritur në 1.230 raste.

Derisa të enjten ishin shëruar 24 persona, brenda 24 orëve të shkuara janë shëruar vetëm dy pacientë. Deri me sot janë shëruar gjithsejtë  675 pacientë kurse me dy rastet e fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 55 persona. Numri i  rasteve aktive   në Gjakovë është   500.

Në Spitalin e Gjakovës , sipas raportit të sotëm janë të hospitalizuar 66 pacientë e prej tyre 27 pacientë janë të konfirmuar me Covid 19. Gjendjen më të vështirësuar e kanë 30 pacientë të cilët janë me oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në CPAP maskë dhe 3 pacientë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *