Site icon Gjakovapress

Gjakovë: 1.288 të infektuar dhe 542 aktiv me Covid 19

Me 44 rastet e fundit të konfirmuar me Covid 19 nga Gjakova,(29 në qytet dhe 15 në fshatra)  të dielën   ky numër është ngritur në 1.288 raste.

Brenda 24 orëve të shkuara janë shëruar 14 pacientë. Deri me sot, n; komun;n e Gjakovës,  janë shëruar gjithsejtë  689 pacientë kurse me një rast të fundit(83 vjeçar), numri i të vdekurve ka shkuar në 57 persona. Numri i  rasteve aktive   në Gjakovë është   542.

Në Spitalin e Gjakovës , sipas raportit të sotëm janë të hospitalizuar 62 pacientë e prej tyre 40 pacientë janë të konfirmuar me Covid 19. Gjendjen më të vështirësuar e kanë 36 pacientë të cilët janë me oksigjenoterapi, 4 pacientë janë në CPAP maskë dhe 2 pacientë të intubuar.

Spitali i Gjakovës sot ka këtë moto për parandalimin e përhapjes së Covid 19.”Une vendos maskë të të mbroj ty! Ti vendos maskë të më mbrosh mua! Bashkë i mbrojmë të tjerët!

Exit mobile version