Friday, March 29, 2024
Aktuale

Gjakovë: 457 raste aktive me Covid 19

Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë regjistruar 28 raste të reja  me Covid 19, ndërsa janë shëruar  4 pacientë. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 904 persona të infektuar dhe 1 mijë e 360 të shëruar. Brenda kësaj periudhe 24 orëshe  është raportuar për një rast të vdekjes(85 vjecar) duke e ngritur numrin e rasteve të vdekjeve në 87,  nga muaji Mars kur filloi pandemia. Ndërkaq, aktualisht janë 457 raste aktive me Covid-19.

Në Spitalin Isa Grezda sipas raportit të sotem ka  një trend të rënies së numrit të pacientëve të dyshuar. Sot në repartet e spitalit ka 72  pacientë të hospitalizuar që janë duke u trajtuar për Covid, e prej tyre  48 pacientë janë të konfirmuar me  Covid-19. Me oksigjeno terapi janë 44 pacientë  dhe  2 në CPAP maskë. Në mesin e të trajtuarve si pozitiv, janë edhe 1 mjek, 14 infermier dhe 3 nga stafi teknik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *