Shënohet rritje e numrit të të infektuarve nga komuna e Gjakovës. Sipas raportit të IKSHPK dje nga komuna e Gjakovës janë konfirmuar 8 raste pozitive me covid 19, në qytet 7 dhe një në fshatin Rogovë. Nga fillimi, në muajin Mars e deri më sot në komunën e Gjakovës janë infektuar me Covid 19, gjithsejtë 632 pacient kurse 525 janë të shëruar. Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 64 raste aktive. Gjakova sipas rasteve aktive qëndron në pozitën e katërtë pas: Prishtinës me 322 raste aktive, Gjilanit 98 raste aktive dhe Prizrenit. Sa i takon bilancit në Gjakovë janë shënuar 43 raste të vdekjeve.
Sipas raportit të sotëm të Spitalit Isa Grezda në Gjakovë, në repartet e këtij institucioni janë të hospitalizuar 11 pacientë që po trajtohen për Covid, ndërkohë që 8 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 Pozitiv. 2 pacientë presin rezultate kurse 1 tjetër pritet të testohet. Gjendjen më të rënduar e kanë 5 pacientë të cilët janë me oksigjeno terapi, 1 pacientë në respirator dy të tjerë me CPAP maskë. Në këtë raport ditor të Spitalit theksohet se me Covid pozitiv janë tre mjek.