Gjakovë, hendboll:Macabi- Shqiponja 31:30
Është zhvilluar të shtunën në mbrëmje ndeshja e parë e hendbollit për femra e vlefshme për Challeng Cup në mes të Macabi të Izraelit dhe Shqiponjës që ka përfunduar me një pikë epërsi 31:30(17:13). Vashat izraelite luajtën në Gjakovë si vendase, ndërsa ndeshja e kthimit është nesër prej orës 18.00 në Pallatin e Sporteve Shani Nushi në praninë e nja 700 adhuruesve të hendbollit.
Me kërkesën e skuadrës nga Gjakova të dy ndeshjet do të zhvillohen në Gjakovë.
Më poshtë po japim tabelën zyrtare të ndeshjes së sontme: