Tuesday, April 9, 2024
Lajme

Gjakovë: Për 24 orët e shkuara 40 të infektuar 70 të shëruar!

Derisa dje në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit ishin regjistruar vetëm  5 raste të reja me covid 19, sot ky numër ka arritur në 40 (29 në qytet e 11 në fshatra) duke e ngritur  numrin e përgjithshëm të rasteve në 1 mijë e 395. Nga muaji mars e deri me sot, në komunën e Gjakovës  këtij virusi nuk i kanë mbijetuar 59 persona, të cilët sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Numri aktiv i qytetarëve me  koronavirus është 471, ndërsa janë shëruar 865 pacientë. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 70 pacientë që ishin të infektuar nga Covid 19.

Edhe sot në Spitalin e Gjakovës, gjendja tregohet e renduar. Për dallim nga dita e djeshme, numri i të dyshuarve me Covid 19 që po marrin shërbimet shëndetësore në Spital, sot është rritur edhe për 10 pacientë, përkatësisht duke arritur numrin 94. Me këtë fluks kaq të madh, duke e ngarkuar akoma më tepër punën e mantelbardhëve, drejtuesit e Spitalit janë detyruar të krijojnë hapësira shtesë për pacientët e rinj me Covid 19 edhe në repartet tjera. Sipas raportit të fundit   nga 94 pacientët e hospitalizuar prej tyre 54 janë  të konfirmuar me Covid 19, ndërsa 12 kanë dalë negativ pas testimit. Me oksigjenoterapi janë 45 pacientë,  kurse gjendjen më të vështirësuar e kanë 6 pacientë në CPAP maskë dhe 1 në respirator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *