Site icon Gjakovapress

Gjakovë: Trende të rënies së numrit të infektuarve

Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë regjistruar 6 raste të reja me Covid-19. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 937 persona të infektuar dhe 1 mijë e 235 të shëruar. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë shëruar 35 pacientë.

Brenda kësaj periudhe 24 orëshe  është raportuar për një rast të vdekjes (85 vjeçar) duke e ngritur numrin e rasteve të vdekjeve në 90, nga muaji Mars kur filloi pandemia. Ndërkaq, aktualisht janë 612 raste aktive me Covid-19.

Në Spitalin Isa Grezda ka një trend të rënies së numrit të pacientëve të dyshuar. Brenda javës, nga 7 dhjetori e deri më sot ka pasur gati dyfish numër më të vogël të të trajtuarve dhe të infektuarve me covid-19. Derisa të hënën kanë qenë 107 pacientë të dyshuar dhe 60 të konfirmuar, sipas raportit të fundit , në repartet e spitalit të Gjakovës ka pasur 61 pacientë të hospitalizuar që janë duke u trajtuar për Covid, e prej tyre  33 të konfirmuar pozitiv. Me oksigjeno terapi janë 42 pacientë. Nuk ka pasur asnjë rast në respirator dhe as me CPAP maskë. Në mesin e të trajtuarve si pozitiv, janë edhe 1 mjek, 14 infermier dhe 3 nga stafi teknik. 

Exit mobile version