Wednesday, January 1, 2025
Aktuale

Vetëvendosje kërkon anulimin e zgjedhjeve në Bashkësi lokale

Levizja_Vetevendosje

Në përfundim të procesit zgjedhor në 9 bashkësitë lokale të qytetit, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë , në një takim me gazetarë të mbajtur ditën e marte,  ka shpreh një sërë vërejtjesh  në këtë proces, duke e cilësuar atë si të parregullt dhe të manipuluar.

“Me kujdes e kemi përcjell dhe monitoruar këtë proces dhe vlerësimi ynë është se ka pasur shumë parregullsi në këtë proces. Pikë së pari Rregullorja për këto zgjedhje është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe me Statutin e Komunës së Gjakovës. Pastaj, në krahasim me numrin e banorëve nëpër këto bashkësi lokale, pjesëmarrja e qytetarëve në tubimet zgjedhore ka qenë fare simbolike sepse ata nuk kanë qenë të njoftuar me kohë për këtë. Nëse gjithë kësaj ia shtojmë të dhënën se ka pasur raste kur kanë dalë më shumë fletëvotime se pjesëmarrës në mbledhje, me të drejtë propozojmë anulimin e këtyre zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pasi të bëhen përgatitjet e duhura paraprake” ka thënë Tuha Qurdina, kryetar i VV për Gjakovën. Vërejtje në këtë proces zgjedhor kanë pasur edhe aktivistët e tjerë të VV.

Akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka hedhur poshtë kryetari i Komisionit komunal për realizimin e këtyre zgjedhjeve Zymer Berisha i cili ka thënë se

….“Duke e pasur parasysh se një formë e këtillë e organizimit bëhet pas shumë vitesh, përkundër lëshimeve të vogla të natyrës formale, ne si komision e kemi vlerësuar këtë proces si mjaft të suksesshëm”