Akademik Pajazit Nushi lindi në Gjakovë në vitin 1933, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. U diplomua në Degën e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit në vitin 1955, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës nga fusha e shkencave psikologjike.
Në akademinë e Shkencave ishte sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore, drejtoi revistën “Studime Shoqërore” ndërkohë që botoi shumë vepra, studime në disa fusha të shkencave psikologjike.
Akademiku i ndjerë Nushi, sapo ka botuar veprën kapitale “Leksikoni i psikologjisë” në dy vëllime. Për punën e tij shkencore dhe angazhimin shoqëror dhe kombëtar, doktori i shknecave, Pajazit Nushi, mori shumë mirënjohje dhe dekorata.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, Akademinë dhe shkencën, dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi.