Monday, December 30, 2024
Gjakova Presss

Gjaku i dhuruar i Faton Pozhegut që ka shpëtuar jetë

Shkëputur nga numri më i ri i revistes Gjakovapress nr. 142

Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bëjmë një njeriu që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës. Me këtë moto bashkëqytetari ynë, Faton Pozhegu, 59 vjeçar, me grupin e rrallë të gjakut A-negativ, ka nisur rrugëtimin e dhurimit të gjaku, këtë rrugë të daljes në ndihmë për njerëzit në çastet më të vështira për jetën.

“ Kur i kam pasur 17-18 vjet kam dhuruar gjak për herë të parë. Ishte një rast urgjent që kërkohej grupi im i gjakut. Ishte një banor I lagjes sime. Ishte ndjenjë tejet  interesante. Isha I ri dhe falenderimet që morra nga familja e pacientit për aktin tim të dhurimit të gjakut, se I kam shpëtuar jetën,  më bënë krenar. Prej atëherë e kuptova sa i rëndësishëm është akti I dhurimit të gjakut. Prej atherë e deri me sot, cdo tre muaj kam dhuruar gjak, për të arritur në 118 raste”, ka thënë Pozhegu.

Pasi  ka thënë se është me  rëndësi sigurimi në kohë i gjakut për rastet nga më të ndryshmet, ka kujtuar shumë raste që gjaku i tij i dhuruar ka shpëtuar jetë, për pacientë të aksidentuar, shtatzëna dhe raste tjera ku gjaku kërkohet me urgjencë.

“Në vitet e 80-ta e të 90-ta kam pas shumë raste që kam ofruar gjakun tim për njerëzit e rrezikuar. Në vitet e luftës në Kosovë, unë me familjen isha refugjatë në Durres dhe gjatë gjithë kohës kam dhënë vullnetarisht gjak për luftëtarët e lirisë, ushtarët e UCK-së që vinin të plagosur nga frontet e luftës në Kosovë. Të gjitha rastet kanë emëruesin e përbashkët:  humanitetin. Lumturia ime më e madhe është kur dëgjoi për mirëshëndetin e kërkuesve të gjakut “ ka thënë Fatoni

Në Qendrën e Transfuzionit të gjakut në Spitalin Isa Grezda janë emrat e kërkuesve të gjakut për të cilët ka dhënë kontributin e vet. Në këtë listë pothuajse cdo tre muaj, sa është e lejuar dhënia e gjaku, është emri i Faton Pozhegut.   Ai ishte  punëtor në IBT “Emin Duraku” dhe ka  dhuruar gjak sa here që ka qenë nevoja. Këtlë e ka bërë edhe falë shëndetit të mirë që ka gëzuar deri me tash.

“Faleminderit Zotit që kam shëndet të mirë dhe kam mundësi ti ndihmojë njerëzit në nevojë, në kohën më të vështirë” thotë ai.

Fatoni e din se në disa mjedise ka të atillë që shesin gjakun. Por, kurr nuk ka kërkuar një kompensim të tillë.

“ E bëjë vetëm për të shpëtuar jetë. Për humanizëm. Më kanë ofruar shpërblime por, për mua shpërblimi im më i madh është falenderimi  që marrë pasi familjari shërohet”, ka shtuar Pozhegu…….(shkrimi i plotë në numrin më të ri të revistës Gjakovapress 142)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *