Gjatë vitit 2023 në komunën e Gjakovës kanë lindur më pak foshnja krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave të regjistrimit të gjendjes civile, në komunën e Gjakovës, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 2 mijë e 400 lindje, që është për 53 numër më i vogël se i një viti më parë. Numër më i vogël krahasuar me vitin 2022, janë regjistruar edhe tek kurorëzimet.
Sivjet kanë lidhur kurorë, 1 mijë e 52 çifte, që është për 93, numër më i vogël se në vitin 2022. Shifra më të ulëta sivjet janë regjistruar edhe tek shkurorëzimet. Gjatë këtij viti, 145 çifte janë shkurorëzuar , që është për 48 numër më i vogël se i vitit të kaluar.
Sa i përket numrit të vdekjeve, shifrat janë të përafërta. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 784 persona të vdekur, që është për 2 numër më i madh se i një viti më parë.