Friday, March 28, 2025
Lajme

Gjatë  vitit 2019 në Spitalin e Gjakovës kanë  lindur nga 5 foshnja në ditë

Në Komunën  e Gjakovës nga viti në vit ka më pak foshnja të lindura. Gjatë  vitit 2019  kanë qenë 1,881 lindje me  1,894 foshnje (Sqarim: Numri i lindjeve nuk është i njëjtë me numrin e foshnjave, për shkak se disa lindje kanë qenë me binjakë). Prej këtij numri,  prijnë djemtë. Kanë lindur  1,043 djem e 851 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 630). Sipas këtyre të dhënave në lindëtoren e Spitalit Isa Grezda, kanë lindur çdo ditë , mesatarisht nga më shumë se 5 foshnja.

Kur ky numër I lindjeve krahasohet me vitet e mëparshme shifet një rënie  mesatarisht nga 100 foshnja në vit  më pak.

Duke krahasuar me një dekadë më parë, sipas të dhënave të Sektorit të  Statusit Civil të Kuvendit Komunal të Gjakovës, gjatë vitit 2009 në territorin e komunës së Gjakovës kishin  lindur gjithsej 2 mijë e 295 foshnja. Kjo I bie që para 10 vitesh në Gjakovë kishte më shumë se 400 foshnja më tepër.

Megjithatë në nivel komune, ky numër I lindjeve vetëm në Spitalin e Gjakovës,  mundë të jetë më i lartë, pasi një numër I lindjeve,  viteve të fundit po bëhen edhe në Institucione private shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *