Gjimnazistet dominojnë në Olimpiaden e matematikes në Gjakovë
Gjimnazistët gjakovarë janë treguar më të suksesshmit në Olimpiadën e Matematikës që u zhvillua ditë më parë në nivel të komunës. Visar Buza, Blert Beqa, Artan Jaka, Marigona Nivokazi, Sihana Zhubi dhe Endrit Beqa janë nxënësit fitues nga gjimnazi Hajdar Dushi. Ndërkaq Gjakovën në olipiadën e republikës së Kosovës në matematikë do ta prezantojnë edhe Mimoza Gojani e shkolis së mesme Kadri Kusari, pastaj Drilon Bardhi nga “Mazllum Këpsuka”, Vera Zhubi nga Mustafa Bakija dhe Gresa Nelrexhepi nga shkolla “Emin Duraku”. Garat në nivel republike do të mbahen me 12 mars në kolegjin ‘Mehmet Akif’ në Lipjan, nga do të dalin fituesit dhe përfaqësuesit e Kosovës për garat ndërkombëtare të Olimpiadës së matematikës.