Site icon Gjakovapress

Gjoba për Vëllaznimin pas ndeshjes me Trepçen 89

Komisioni disiplinor i shkallës së parëi Federates sw Futbollit tw Kosovws  ne mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2013, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve garuese pas përfundimit të  ndeshjeve të zhvilluara nga  xhiroja e fundit ; 24-25.04.2013, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga takimet e zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto vendime pwr skuadrwn gjakovare.
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së ; XXVI-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Trepça 89  e zhvilluar në Gjakovë ( hudhje e gjasendëve në terren dhe goditje në kokë e asistentit të pare ; Jakup Musolli nga ana e spektatorëve
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në  kompletimin e provave ( lendës ) Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova për atë ndeshje. Afati date ; 29.04.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ROBERT  GJERAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova, me numër të libnrezës ; 01033 dhe i licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, i paraqitur nga zyrtaret për fyerje  dhe kërcnime ndaj asistentit të pare në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Trepça 89 e zhvilluarnë Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET :
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind )  në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  1 pika 1. Afati i pagesës së dënimit; 15 dita nga data e pranimit të vendimit ( Rregullorja disiplinore neni 11 ).
VALON  KASAPI ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova, me numër të librezës  4162 dhe i licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, i paraqitur nga zyrtaret e ndeshjes, për kërcnime dhe fyerje ndaj asistentit të dytë ; Jakup Musolli nga Podujeva në ndeshjen e javës së ; XXVI-të t raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Trepça 89 e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET;
Me të holla në shumë  prej ; 100 euro ( njëqind ), në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39  paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika. Afati i pagesës së dënimit ; 15 ditë nga data e pranimit të vendimit ( Rregullorja disiplinore neni 11 ).
AHMET  MORINA ; drejtor i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova, për sjellje jo sportive  ( fyerje dhe kërcnime ndaj asistentit të pare ; Jakup Musolli ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Trepça 89 e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së funkcioneve  në klub, lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Ahmet Morina. Afati date 29.04.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31).

Exit mobile version