Gjyqtarët e hendbollit Bytyqi-Kasapi me të ardhme të sigurt në arenën ndërkombëtare
Dikur në Gjakovën e futbollit kishte arritur që seriozisht të konkurroi hendbolli. “Bagiga” e njohur e terreneve sportive kur kishte ndeshje interesante mbushej me mijëra adhurues të hendbollit. Kjo kishte bërë që nga Vëllaznimi të dalin lojtarë të shquar por edhe trajnerë e gjyqtarë. Kjo traditë po vazhdon edhe sot. Gjatë turneut të IHF Trophy -Europe që u zhvillua nga data 8-13 nëntor në Kutaisi të Gjeorgjisë përveç Kombëtares së Kosovës pjesëmarrës ishin edhe gjyqtarët gjakovarë Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi të cilët jo vetëm që drejtuan tri takime të KHF Trophy – Europe por me sukses kaluan edhe Kursin e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit me lektorin Josip Posavec në krye.
Gjyqtarët nga Gjakova ishin shumë të mirë në ndarjen e drejtësisë, dhe sipas lektorit Posaves treguan perfomancë të lartë, për çka edhe janë përshkruar përparësitë e tyre krahasuar me gjyqtarët tjerë, dhe me siguri nëse vazhdojnë kështu të ardhmen e gjyqtarëve ndërkombëtar e kanë të sigurt.
Tirrjen ndërkombëtare “Gjyqtarë të IHF-së” që shpresohet ta kenë në të ardhmen e afërt para Ilirit dhe Syartit e kishte bashkëvendësi i tyre, Xhafer Lila, i cili në vitin 1981, në Varna të Bullgarisë e kishte marrë zyrtarisht këtë thirrje.