Gjyqtarët e hendbollit Bytyqi-Kasapi në turne nderkombëtar
Nga data 17 deri më 21 prill në Pragë të Çekisë u mbajt Turneu nderkombëtar i Hendbollit per grupmosha të reja, në të cilin morrën pjesë mbi 400 skuadra anëkënd botës, turne ky i organizuar per festat e Pashkëve dhe një ndër më cilësoret në Evropë. E veçanta e këtij manifestimi të hendbollit ishte se pjesëmarrës ishin edhe dy gjyqtarë të rinj nga Kosova, përkatësisht nga Gjakova, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi të ciliët ishin nominuar nga Federata Evropiane e Hendbollit për të nda drejtësin në kuadër të shkollimit të kuadrove të reja të EHF-it bashkë me gjyqatarët e rinjë nga nga Kroacia, Holanda, Danimarka, Belgjika dhe Çekia.
Duhet theksuar se gjyqtarët Bytyqi – Kasapi në një takim rasti i takoi edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Çeki, Ariana Zherka – Hoxha. Për katër ditë rreshtazi ata drejtuan mëse 16 takime duke treguar cilësi të larta ne referim, sikur edhe aktivitet ne pjesën teorike që kishin përgatitur ekspertët e EHF-it.
Me rezultatet e treguara tani janë një hap afër titullit “Gjyqtarë i EHF-it” duke ju përkujturar se deri tani kanë referuar edhe në shumë tunre tjera evropiane.