Gratë e harruara të Kosovës rivendosin fotografitë e të pagjeturve
Përderisa të gjitha nënat, gratë dhe motrat tjera në Kosovë dhe në botë sot festojnë ditën e tyre, 8 marsin, janë disa të tjera që këtë ditë nuk kanë me kë të festojnë.
Kjo pasi që atyre sot nuk ka kush tu dhuroj lule e as tu thotë “Urime 8 marsi nënë, motër, grua” pasi anëtarët e familjeve të tyre janë vrarë gjatë luftës në Kosovë e çfarë është më e keqe ata ende figurojnë të zhdukur dhe në mesin e të pagjeturve.
Si shenj pakënaqësie rreth punës së qeverisë rreth të pagjeturve Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe Shoqata “Thirrjet e Nënave”, sot kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës me ç’rast edhe kanë rivendosur fotografitë e të pagjeturve në rrethojat e Kuvendit.
Nysrete Kumnova, tha se boll pritën.Qeveria i mashtroi për vite të tëra pasi që asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Në orën 11:30 të gjitha janë takuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku në orën 12:00 kanë nisur marshimin drejt Kuvendit të Kosovës për ti rivendosur fotografitë e të pagjeturve në rrethojat e Kuvendit.