Friday, March 28, 2025
Lajme

Grunajat e Gjakovës mesatarisht 5 mijë kg.për hektar

Anipse  po ankohemi për verën e nxehtë të këtij viti,  falë punës së prodhuesve bujqësorë dhe motit të përshtatshëm, këtë vit kemi më shumë bereqet. Fushata e korrje shirjeve të drithërave të bardha përkatësisht e  grumbullimit të  bukës së re ka qenë ndër më të suksesshmet në dekadën  e fundit.    Rendimenti mesatar i grurit të mbledhur  në arat e  Gjakovës gjatë kësaj vere, ka arritur një rekord të disa viteve të fundit. Sipas raportit të Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjakovës, sasia mesatare e grurit të mbledhur ka qenë 5 mijë kilogram për hektarë.  Për këtë sasi që këtë vit ka qenë dukshëm më i madh, kanë ndikuar kushtet e favorshme atmosferike të cilat kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të grurit.  Në arat e komunës sonë, me kultura vjeshtore kanë qenë të mbjellura  3 mijë e 630 hektarë, ku ka dominuar kultura e grurit më 3 mijë e 500 hektarë, elbi me 70  dhe thekra më 60 hektarë. Sa i përket  kulturës së elbit, sasia mesatare e mbledhur ka arritur në 4 mijë  kilogram për hektarë.

Në Drejtorinë e Bujqësisë e cila ka monitoruar fushatën e korrje shirjeve, kanë bërë të ditur se  përveç sasisë së lartë edhe cilësia e këtyre  kulturave ka qenë shumë e mirë. Në fushatën e korrje–shirjeve, këtë vit kanë qenë të angazhuara 40 autokombajna dhe se gjatë fushatës nuk  është paraqitur ndonjë problem i theksuar. Gjatë kësaj fushate, fermerët e komunës së Gjakovës, grurin e mbledhur e kanë dorëzuar kryesisht në mullinjtë e Xërxës, Korenicës dhe Çifllakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *