Tuesday, October 8, 2024
Kulturë

Grupi muzikor Rilindja vjen me projektin e parë muzikor

Vitin e kaluar një grup i djelmoshave të rinj që sapo kishin përfunduar shkollën fillore dhe po bëheshin gati për klasën e dhjetë të shkollës së mesme, befasuan të gjithë me prezantimet e tyre me muzikë qytetare, që ishim mësuar ti dëgjojmë nga instrumentistë e solistë më të moshuar. Ata sollën një tingull të ri muzikor, me kitarë, mandolinë, violinë dhe def duke na befasuar për përkushtimin dhe dashurinë që kishin për muzikën popullore. Lanë përshtypje për këngët e përzgjedhura që kishin futur në repertorin e tyre e të cilat ndiqeshin me vëmendje nga të rinj e të rritur, pra,  për të gjitha moshat. Duartrokitjet që vinin nga publiku po iu jepte nxitje që me përkushtim të merren në vazhdimësi. Nuk e kishin pritur një popullaritet kaq të shpejtë. Brenda një viti Grupi muzikor Rilindja ka arritur ta realizoi albumin e parë me titull “Përtej heshtjes”. Promovimi mbahet të mërkurën, më 9 Tetor 2024 në foajenë e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi në oren 19.00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *