Monday, April 8, 2024
IntervistaKulturë

Grupi “NA” mes Gjakoves e Tiranes

grupi NaEmri “NA” që do të thotë (NE). Edhe pse është emër i shkurtër, historia e suksesit te këtij rok bendi është shumë e gjatë.

“NA” lindi ne tetorin e pasluftës të vitit 1999. Në fillim “NA” ishte krijuar nga 4 shokë Krashi, Bekimi, Fisniku dhe Albani, por pas tri viteve Fisniku dhe Albani u larguan për të ndjekur karrierat e tyre, por Krashi dhe Bekimi vazhduan te qëndrojnë tek “NA”.

Pastaj Blerati, një kitarist i talentuar 17 vjeçar ju bashkua grupit ne vitin 2004 dhe si të tillë ende ekzistojnë. Duke interpretuar bashkë, treshja se shpejti zë vend si grup i shkëlqyeshëm i klubeve dhe ndejave, e që edhe në ditët e sotme ata kanë një orar të ngjeshur javor të ftesave nëpër Kosovë dhe jashtë saj.

Për të kuptuar kur u formua ky grup, a është e vështirë të mbijetohet me fitimin që bëjnë dhe shumëçka tjetër, Ndiqeni intervistën e tyre për Zeri.

Kur dhe si është formuar grupi “NA”?
Grupi “NA” është formuar në vitin 2000. Ishim shokë dhe njëkohësisht e kuptuam që kemi talent për muzikë.

Cilët janë pjesëtarët dhe rolet e tyre?
Kreshnik Koshi vokal bas kitarë , Blerat Kepuska kitarë dhe back-vokal, Bekim Kepuska daulle, Klodia Rexhepaj tastierë.

Nga cilat grupe jeni inspiruar kur keni filluar të bëni muzikë?
Ka grupe pa fund që na inspirojnë, por në përgjithësi janë roku anglez si dhe roku amerikan. Gupet si “Nirvana”, “Guns’n’Roses”, “Deep Purple”, etj.

A dëgjohet muzika rok në Kosovë dhe Shqipëri dhe ku më shumë?
Po muzika rok dëgjohet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri dhe nuk do të bënim dallim midis fansave kemi fansa gjithandej.

A është e vështir të mbijetoni me fitimin që bëni nga muzika rok?
Na kemi arrit të nxjerrim fitime të kënaqshme, gjithmonë duke e pas parasysh bagazhin e punës që e kemi bërë.

Vlerësoheni si grupi më i mirë rok i kësaj kohe, cili është çelësi i suksesit tuaj?
Çelësi i suksesit tonë është takimi i talenteve në kohën e duhur, gjuha e përbashkët dhe qëndrimi i grupit ndër gjithë këto vite.

Do t’i ndani me ne disa detaje për secilin pjesëtarë të grupit? Dhe kur secili filloj të merret me muzikë?
Kreshnik Koshi vokal: rrjedh nga një familje artistësh, ka filluar të merret me muzikë në moshë të hershme, ka kënduar për shoqërinë në klasë dhe më vonë takoj Bekimin dhe vendosi të krijojnë grupin.

Blerat Këpuska: Ka filluar të merret me kitarë qysh në moshën 14 vjeçare dhe në moshën 17 vjeçare ju bashkua grupit. Bekim Këpuska: ka filluar me daulle qysh në moshën 15 vjeçe ka qenë pjesë e grupeve të ndryshme dhe në moshën 22 vjeçare e formon grupin “Na” bashkë me Kreshnikun. Kloadian Rexhepaj: Është pjesëtarë i ri në grup, ai luan me tastierë dhe ka studiuar piano dhe kompozim. Kloadiani ju bashkëngjit grupit në vitin 2012.

A ka qenë albumi i suksesshëm sa keni pritur?
Albumi ka qenë mjaft i suksesshëm dhe nga ky album kemi realizuar dy video: “Filanja” dhe “Oh sa lezet”. Kohëve të fundit kemi sjell këngën “Jam zgjuar”, me të cilin kemi marr pjesë në “Topfest 9” dhe ishim pjesëmarrës në finale. Më pas këngës i bashkëngjitëm edhe videon dhe fituam “Best Rock” video në “Video Fest” në Prishtinë.

Me vlerat muzikore qe keni sjell në skenat tona, a keni menduar ndonjëherë që grupi juaj të del ne treg internacional?
I vetmi problem i jonë për të depërtuar në tregun botëror është fakti që jemi kosovarë dhe të izoluar nga bota. Po shpresojmë t’i marrim pasaportat e Shqipërisë dhe pastaj synimi është tregu internacional.

Ku inspiroheni për tekstet që i bëni? Kush i bën tekstet e këngëve?
Në përgjithësi tekstet i kemi tema të ndjeshme të jetës së përditshme, energjia jonë pozitive shprehet tek tekstet tona të thjeshta dhe të kapshme për njerëzit.

Cila është porosia juaj për grupet e reja Rok?
Kemi një porosi për grupet e reja: Të kenë kompromis në mes veti dhe të punojnë së bashku sepse vetëm me punë arrihen qëllimet dhe ëndrrat. Suksese të gjithëve që i futen kësaj aventure.

Mesazh për fansat?
Fansa të dashur “NA” ju premtojmë që do t’ju sjellim shumë këngë të bukura në të ardhmen. NA WILL ROCK YOU.

Medaura Grezda ( Zeri)