Monday, November 4, 2024
Kulturë

Hadi Shehu sërish në skenë me “Pjaten e drunjtë”

Teatri ProfesionalAktori i madh i skenës shqiptare Hadi Shehu kthehet në skenë me projektin  më të ri të Teatrit Profesionist të Gjakovës, “Pjata e drunjtë” nga Edmond Morrison e në regji të regjisorit nga Tirana Gëzim Kame. Regjisori Kame  ka pasur dje takimin e parë me aktorët gjakovarë duke bërë publike dinamikën e inskenimit të kësaj shfaqje me tematikë sociale e  që në  qendër të vëmendjes ka plakun, të cilin duan ta largojnë në një azil pleqërie. Kjo është një dramë sociale, e pranishme, e prekshme,  tronditëse , për vatrat tona te mbushura me drama të tilla, ka thënë regjisori Gëzim  Kame.

Në rolin e plakut do të paraqitet  Hadi Shehu, ndërsa në këtë shfaqje luan edhe aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku e cila i bashkohet trupës artistike të Teatrit të Gjakovës për herë të parë.

Sipas drejtorit Edi Kastrati projekti teatror “Pjata e drunjtë” është mbështetur

nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Gjakovës, në vlerë prej rreth dhjetë mijë euro, si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, e cila ka ndarë po aq mjete.Kjo shfaqje do të jetë premiera e parë e këtij viti e Teatrit Profesionalist të Gjakovës ndërsa premiera e saj do të shfaqet pas një muaji..